• |
ide | kryesore

Vajza shqiptare “donte vetë”. Robinho akuzon për racizëm: “Po të isha italian i bardhë do ishte ndryshe”

Sport
Robinho



Të mërkurën mund të përfundojë në burg, e megjithatë Robinho nuk e pranon dhe del në kundërsulm. Gjatë një interviste për TV Record, ish-futbollisti u vërsul kundër drejtësisë italiane, e cila në vitin 2022 e dënoi përfundimisht me 9 vjet burg për dhunë seksuale në grup: “Kam luajtur për katër vjet në Itali dhe kam parë mjaft episode racizmi – ishin fjalët e brazilianit – Fatkeqësisht ndodh edhe sot. Ishte viti 2013, ne jemi në vitin 2024. Të njëjtët njerëz që nuk marrin asnjë iniciativë për të luftuar racizmin janë ata që më dënuan. Nëse në vendin tim do të kishte qenë një italian i bardhë, do të kishte qenë ndryshe, nuk ka dyshim. Me sasinë e provave që kam, nuk do të isha dënuar.”

“Kam parë mjaft racizëm kundër shokëve të mi të skuadrës, si Balotelli apo Kevin Prince Boateng – këmbënguli Robinho -. Ata vuajtën shumë dhe kjo vazhdon ende sot. Çfarë bëri sistemi italian i drejtësisë? Asgjë”.

Për ish-lojtarin e Milan këto janë ditë shumë të nxehta. Në fakt, më 20 mars, Gjykata e Lartë e Drejtësisë braziliane do të mblidhet për të vendosur nëse do të miratojë dënimin e Gjykatës së Lartë italiane dhe ta vuajë dënimin në shtëpi, duke qenë se vendi, për shkak të praktikës diplomatike, nuk jep ekstradim. Sipas mediave vendase, ka shumë gjasa që Robinho të përfundojë në burg, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që gjyqi të nisë nga e para në Brazil.

DONIN TË MË ZHVATNIN

Pikërisht në këtë kontekst fjalët e tij u regjistruan, u përhapën edhe në kanalet e tij sociale dhe synonin të kërkonin një dritë mbrojtëse: “Marrja në pyetje u bë një vit pas incidentit – tha ai -. Ishte viti 2014 dhe nuk po flisja me njerëz të besueshëm. Filluan me një histori shtatzanie pastaj vazhduan se donin të më bënin të paguaja 60 mijë euro. Reagova duke qeshur, sepse isha i indinjuar. Nuk do të zhvatnin asgjë prej meje. E dija që nuk kisha bërë asgjë, se nuk kisha lënë shtatzënë asnjë grua. Thjesht doja të dilja nga ajo situatë, sepse isha 100% i sigurt se ata po përpiqeshin të më zhvatnin”.

Peshuan mbi vendimin disa audio në të cilat ai fliste se sa e dehur ishte vajza në qendër të historisë dhe se si ajo nuk mund ta mbante mend atë: “Audiot ishin jashtë kontekstit, me njerëz që më ngacmonin, që donin të më merrnin para. Po mundohesha të dilja nga një situatë ku donin të më zhvatnin. Kur situata u acarua iu drejtova avokatëve të mi. Në atë kohë kushdo që më kontaktonte po përpiqej të merrte dicka nga unë. Bëra edhe testin e ADN-së”.

VAJZA ISHTE E KTHJELLËT

Sipas Robinhos, vajza shqiptare ishte krejtësisht e kthjellët: “Personi që më akuzon për diçka kaq të rëndë dhe barbare, për përdhunim, kujton saktësisht të gjitha detajet e skenës, ngjyrën e këmishës sime, sa njerëz kishte. Madje është një video në të cilën duket që po përpiqet të më afrohet pasi gruaja ime ishte larguar nga klubi. Ajo ishte me djem të tjere dhe ka qendruar me ta deri në orët e para të mëngjesit. Në asnjë moment nuk është mërzitur apo sjellë ndryshe. Kërcente me të tjerët, ishte një vend i hapur, të gjithë mund të na shihnin, nuk ishte pa ndjenja”.

Lexo më tejPërd*unuan në grup shqiptaren: dalin audiot tronditëse të Robinho, pas ngjarjes në 2013 në Milano

Robinho e bazon mbrojtjen në faktin se marrëdhënia ishte absolutisht konsensuale: “Kushdo që kryen këtë lloj krimi duhet të paguajë, por ky nuk është rasti im. Unë nuk jam i dhunshëm. Nuk kam qenë kurrë i tillë. Shpresoj që në Brazil të mund të dëgjohem. E vërteta është ajo që raportova në gjyq. Audio ishte jashtë kontekstit, thashë gjëra kontradiktore, por vetëm sepse konteksti ishte ai. Patëm një raport sipërfaqësor dhe të shpejtë. Pastaj shkova në shtëpi. Ajo në asnjë moment nuk më shtyu apo më tha të ndaloja. Kishte njerëz të tjerë. Kur pashë që donte të vazhdonte me djem të tjerë shkova në shtepi. Nuk e mohova kurrë. Ishte konsensuale. Mund ta mohoja, sepse nuk ka ADN, kam përdorur prezervativ, nuk jam gënjeshtar”.


1 Comment

  1. Gocat shqiptare kan mush rruget e italise si prostituta per 50 euro ku i paska rastis .ktij me i hale me lek me e “perdhunu” . rrene .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *