Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 27-vjeçarit, Emiljano Paloka mbrëmjen e djeshme në malin e Kolajve, Velipojë.
Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai ishte në automjet kur është qëlluar, ndërsa në makinë ishin edhe dy të njohur të tij.
Personat në automjet me 27-vjeçarin e kanë dërguar atë në spital dhe më pas janë larguar në shpejtësi. Ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre, ndërsa ende nuk dihet autori i ngjarjes.