• |
ide | kryesore

Video/ Tirana e katërta, presion para derbit: penalltia e Abazajt e supergoli i Jonuzit fundosin Erzenin

F1, Sport, Video
Jonuzit



Tirana fiton, arrin vendin e katërt dhe i bën presion Dinamos dhe Partizanit, që do të zbresin në fushë nesër kundër njëri-tjetrit. Bardhelutë kanë mposhtur Erzenin 2-0 në transfertën e luajtur në “Elbasan Arena”. Penalltia e Abazaj e supergoli i Jonuzit fusin në telashe Deliallisin e të tijtë.

Shijakasit, -6 nga zona plyout, nuk mund t’i lejonin vetes një tjetër humbje, që me fitoren e Teutës mund ta bëjnë të paarritshme mundësinë për shpëtim me javët e mbetura në dispozicion, deri në fund të kampionatit. Kjo ndoshta kondicionoi psikologjikisht ndeshjen e Erzenit, gjë që e shfrytëzoi Tirana. Sfida u zhbllokua nga Abazaj në minutën e 19’ pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një prekje me dorë në zonë nga Atanda i dha mundësinë kryeqytetasve të kalojnë në avantazh. Erzeni reagoi pa forcë, vetëm Migone tentoi pa sukes e kështu pjesa e parë u mbyll 1-0.

Video/ Goli i Abazaj

Në të 54’ Erzeni kishte mundësinë për të ndryshuar fatin e ndeshjes, por Kahrimanoviç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Hoxhallari gaboi me ndërhyrjen e tij ndaj Zekës, por Kozi korrigjoi gjithcka duke mbajtur përpara të tijtë. E atëherë, i takoi Jonuzit të dyfishonte shihfrat, duke mbyllur ndeshjen. Një supergol nga distanca i mesfushorit, që nuk i la asnjë shans portierit shijakas. Në fund, edhe Patrick tentoi ti bashkohej festës, por goli i brazilianit u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të dhe Erzeni mbetet në vendin e 9-të.

Video/ Goli i Jonuzit


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *