• |
ide | kryesore

28-vjeçari ra nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe humbi jetën, shoqërohet drejtuesi teknik i punimeve

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në Tiranë, ku mësohet se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia 28-vjeçari me inicialet A. F. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 28-vjeçari ka humbur jetën. Lidhur me këtë ngjarje bëhet me dije se është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve.

Bazuar në dëshmitë e kolegëve në vendngjarje, mësohet se i riu kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin. Në momentin e ngjarjes i riu po mbushte disa kova me llaç në lartësinë e objektit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *