• |
ide | kryesore

Doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e banesës, arrestohet drejtuesi i mjetit

Lajme, Të fundit



Drejtuesi i një mjeti ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në oborrin e një banese private. Pas testimit drejtuesi i automjetit me iniciale R.M rezultoi nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qendra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *