• |
ide | kryesore

Policia serbe arreston një shqiptar të Kosovës në Merdarë, dyshohet për κrime lufte

Lajme, Të fundit



Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikën kufitare që lidh Serbinë me Kosovën, nën dyshimin për “krime lufte”. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha se Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.

Në një komunikatë për media, MPB-ja serbe theksoi se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviç dhe Predrag Millosheviç, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

“Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, tha Daçiç, sipas komunikatës.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në lidhje me arrestimin e raportuar të shtetasit kosovar.

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99. Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.

Duraku u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe i caktoi masën e paraburgimit po atë muaj.

Familjarët e tij thonë se akuzat kundër Durakut nuk qëndrojnë, pasi ai, para luftës në vitin 1999, ka jetuar me familjen e tij në Angli.

Në fillim të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për, siç i cilësoi ai, arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës./REL


5 Comments

  1. POPUJT JAN TE MREKULLUESHEM KETO TREGUES I JEP ZHVILLIMI KUDO NE BOTE NE CDO FUSHE DUAN PAQE MIRQENJE JO LUFT JO PADREJTESI JET JO VDEKJE thotë:

    I SHOHIM GJITHA NIVELET NJERZORE TE CDO FUSHE ,TE BINDUR QE SUKSESI VJEN NGA RESPEKTIMI HAKUT,MASES MENYRES SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE ZGJILLJET SUKSESET DHE KAN SHKUAR LARG ME TEWKNOLOGJI ZHVILLIM PERSOSJE TE SAJE, E KEMI FAKT E SHOHIM DHE PREKIM SIKUR DHE UDHEHEQESIT PER FUSHEN E TYRE TE ORJENTIMIT KONTROLLIT MENAXHIMIT PERGJEGJSIS MBI POPUJ TI JEPNIN HAKUN GJITHCKAJE ME RREGULL MASE SIPAS FORMES SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE SUKSESET VERTET QE NE MEZIN NJERZORE DO KISHIM QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE PAQE UNITET SHPRES SHPETIM POR FATKEQESISHT PO BEJN TE KUNDERTEN DUKE IMPONUAR REFLEKTIM TE DETYRUAR NDERGJALLESOR PER MATJE FORCASH DREJT RENDIMENTIT SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE FUNKSIONI SIPAS ANGAZHIMEVE JO PRITSHMERIT E QELLIMEVE TE PROJEKTUESVE TE ORJENTIMEVE E KJO ESHTE NJE EKSTREM I PAMERITUAR NDAJ POPUJVE PA NEVOJ

  2. NESE NUK NXIRRET FJALA E LIR KOHA DO NXJERR REFLEKTIMIN E MERITUAR NUK MUND TE PERMBYSET IMUNITETI INSTINKTI NATYRALITETI NJERZOR E DREJTA HAKU KURRSESI PASI ESHTE CELSI EKZISTENCES SON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *