• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni atmosferën kuqezi në Kaizerau: Kombëtarja pritet me entuziazëm nga dhjetëra tifozë

Sport, Video
Kombëtarja



Fluturimi nga Graz në Dusseldorf e, pas mbërritjes në tokën gjermane, Kombëtarja udhëtoi drejt Kaiseraut, në Kamen, në kampin bazë për finalet e “EURO 2024”. Sylvinho e lojtarët e tij janë pritur nga qindra tifozë kuqezinj, që kishin dalë në hyrje të rezidencës për t’i dhënë mbështetjen e tyre, në këtë aventurë të dytë në finalet e një Europiani

Sapo Kombëtarja mbërriti në SportCentrum Kaiserau kuqezinjve iu rezervua e njëjta pritje si në aeroportin e Dyseldorfit, me një ceremoni të organizuar nga autoritetet lokale të Kamenit. Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i falënderoi për pritjen dhe i ftoi që të gjithë së bashku ta shijojmë Kampionatin Europian. “Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Të gjithë ne shqiptarët jemi vërtetë shumë të lumtur dhe krenarë që jemi pjesë e këtij kompeticioni, më i rëndësishmi sportiv për mua në botë. I ftoj futbollistët tanë dhe të gjithë shqiptarët që do të ndjekin ekipin Kombëtar që ta shijojnë vërtetë këtë Europian. Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë”, tha Duka.

Lexo më tej: Sylvinho nis me taktikat anti-Itali, Kombëtarja nis përgatitjet: ja programi mediatik e stërvitor

Në fakt dhjetëra tifozë, shumë fëmijë dhe familjarë të komunitetit shqiptar mirëpritën kuqezinjtë në një atmosferë fantastike dhe të ngrohtë. Selfie me teknikun Sylvinho dhe me lojtarët, por edhe shumë autografë, në një atmosferë pozitive në vigjilje të Euro 2024.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *