• |
ide | kryesore

Arrestohet në Dubai Durim Bami, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Lajme, Të fundit


Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Durim Bami.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone.


5 Comments

  1. Kurre nuk arreetohet ky krimine, vrases me pagese pasi eshte miku i Edi Rames.
    Ka bere marrveshje me te qe nga rasti i Tom Doshit ne Zyrat e Drejtorise se Policise Tirane.100%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *