• |
ide | kryesore

Euro 2024, Gjermania me nerva të tendosura: finalja e Champions me pasoja, Rudiger e Fullkrug gati rrihen

F1, Sport
Rudiger


Për dy ditë do të nisë Euro 2024, kompeticion i cili është në edicionin e 17-të dhe që do të mirëpritet nga Gjermania. E pikërisht në shtëpinë gjermane, në prag të turneut, atmosfera nuk është plotësisht e qetë. Sipas asaj që mësohet nga kampi stërvitor në Herzogenaurach të Bavarisë, dy lojtarë, kundërshtarë në finalen e Champions, Rudiger e Fullkrug për pak përfunduan te duart, pas një debati të rëndë gjatë stërvitjes. Ndërhyrja e stafit ishte e nevojshme për të qetësuar gjërat.

TENSIONI TE GJERMANIA NË MAJË

Kanë mbetur vetëm 2 ditë nga Gjermani-Skoci, ndeshja hapëse e Euro 2024 e planifikuar në Allianz Arena të Mynihut, dhe një lajm mjaft alarmant ka ardhur nga grumbullimi i ekipit vendas. Klima në dhomat e zhveshjes do të ishte në fakt çdo gjë tjetër veçse e qetë jo. Prapaskena është shfaqur në orët e fundit dhe tregon për dy lojtarë të skuadrës së Nagelsmann, të cilët duket se pothuajse janë përplasur fizikisht gjatë stërvitjes së djeshme. Rudiger e Fullkrug, në fakt, garuan si kundërshtarë në finalen e Champions League rreth 10 ditë më parë.

Antonio Rudiger dhe Niclas Fullkrug janë dy lojtarët e përfshirë në sherr (pothuajse). Mbrojtësi i Real Madrid dhe sulmuesi i Borussia Dortmund po kryenin një stërvitje si kundërshtarë, kur pas një seri mbajtjesh qendërsulmuesi ra në tokë duke sharë mbrojtësin. I ngritur menjëherë në këmbë, Fullkrug u vërsul ballë për ballë me bashkatdhetarin e tij dhe pas disa shtytjesh me duar arritën një hap nga përleshja.

Lexo më tejVideo/ Palestër e fushë, Sylvinho kërkon rritje fizike: 4 ditë nga debutimi, situata te kuqezinjtë

Ishte Sandro Wagner, zëvendësi i Nagelsmann, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, edhe pse tensioni ka mbetur mjaft i lartë. Rudiger duartrokiti në mënyrë ironike shokun e kombëtares gjatë një pushimi për të shuar etjen. Vetëm pasi mbrojtësi i Real doli nga grupi për punë të personalizuar atletike me përgatitësin, çështja u mbyll. Për momentin…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *