• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston zbulon detaje rreth projektit të ri

Paparazzi, Slider


Jennifer Aniston zbuloi së fundmi se ka shkruar një libër të dedikuar për fëmijë me titullin “Clydeo Takes a Bite Out of Life”.

Përmes rrjetit social, Instagram, Aniston publikoi një video ku iu bashkua edhe qeni i animuar me të njëjtin emër, të cilin ajo e ka prezantuar për herë të parë në rrjetet sociale në vitin 2021.

“Kur vendosa të bashkohem me ‘Invisible Universe’ për të sjellë në jetë Clydeo, nuk mund ta imagjinoja kurrë se sa gëzim do të sillte ai për njerëzit dhe vogëlushët,” u shpreh aktorja.

Përveç leximit argëtues për fëmijët, seritë e Clydeo-s do të përfshijnë edhe një libër gatimi dhe dy libra të tjerë për vogëlushët, që janë ende fillestarë në lexim. Libri  do publikohet në 1 tetor të këtij viti dhe thuhet se është i pari në serinë e katër librave që aktorja do të lançojë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *