• |
ide | kryesore

Kevin Jonas zbulon se është diagnostikuar me kancer në lëkurë

Paparazzi, Slider


Kevin Jonas ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në lëkurë.

“Sot do të heq një karcinomë të qelizave bazale nga koka ime”, tha anëtari i Jonas Brothers në videon e publikuar në Instagram, ku tregoi edhe një nishan në pjesën e sipërme të ballit. “Ky djaloshi i vogël është një kancer në lëkurë që ka nisur të rritet. Tani duhet të operohem që ta heq”, vijoi ai.

Më pas, duke ndarë një video pas operacionit, Kevin tregoi plagën e tij dhe tha se:

“Mirë, gjithçka mbaroi. Tani është koha të shërohem dhe po shkoj në shtëpi. Sigurohuni që t’i kontrolloni nishanet”.

 

Karcinoma e qelizave bazale (BCC) është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës, e cila krijohet në shtresën e epidermës. Ndonëse mund të kapet shpejt, sërish, mund të pushtojë indet përreth dhe të shkaktojë dëme edhe shpërfytyrim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *