• |
ide | kryesore

Provokimi i Edy Reja: Sylvinho e gjeti ekipin të gatshëm nga unë

Arkiva, Sport
edy reja sylvinho


Ish drejtuesi i kombëtares shqiptare ka guxuar të bëjë një provokim të vogël duke deklaruar për shtypin italian se Sylvinho e gjeti skuadrët të gatshme prej tij. Edy Reja ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” përpara ndeshjes Shqipëri – Itali.

“Sylvinho? Ai është i mirë, ai bëri një punë të shkëlqyer dhe arriti suksesin, duke merituar kualifikimin përpara ekipeve të nivelit të lartë si Republika Çeke dhe Polonia. Ai gjeti themelet mbi të cilat mund të ndërtonte një grup që në masë të madhe ende më përket mua. Të gjithë djemtë e mi, përveç Hoxhës, anësorit të Dinamo Zagrebit. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj. Bajrami ne binda unë të vinte me Shqipërinë. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër fëmijë i imi. I gjithë stafi që kam pasur bëri një punë të mirë” deklaroi 78-vjeçari i cili u shpreh se  kuqezinjtë janë në zemrën e tij, por se në ndeshjen e së shtunës do të mbështesë kombëtaren italiane.

©Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *