• |
ide | kryesore

Pas vulës/ Dy deputetë të Bashës i bashkohen Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bashës


Vendimi për vulën dhe logon e Partisë Demokratike ka trazuar ujërat në kampin e Lulzim Bashës. Pas vendimit të Apelit kanë qenë disa propozime për të ardhmen e grupimit ndaj nuk u bë e mundur që të merrej një vendim. Disa propozuan krijimin e një partie të re ndërsa të tjerë kërkuan bashkimin nën një logo. I pari që dha një sinjal të kalimit drejt grupit “Berisha – Bardhi” ishte deputeti Kreshnik Çollaku.

Në një postim në Facebook ai shkroi: “Unë jam e do të mbetem deputet i Partisë Demokratike” duke mos dhënë më shumë sqarime.

Një ditë më pas edhe deputetja Eralda Bano e qarkut të Fierit ishte më e qartë duke deklaruar largimin nga grupimi i Lulzim Bashës.

“Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes. Demokratë të nderuar, Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite! Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë.

Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim. Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë” – shkroi Bano.

Në fjalimin e tij nga dritarja, ditën e dhënies së vendimit Berisha u bëri thirrje të gjithë deputetëve të PD-së të bashkohen në të njëjtin grup. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Berisha fton deputetët e Bashës: Të lëmë pas mëritë, ejani në grupin tonë

Vula/ Berisha: “Sot e mundëm Ramën”. A është e vërtetë?

Çfarë fshihet pas “dhurimit” të vulës 


11 Comments

  1. Nuk arrij te shqis dot nje mendim. Sikur mos te ekzistonte facebook nga do e kuptonim ne si popull qe keta depitetet hidhen pirdhen nga nje krah ne nje krah tjeter?????

  2. Fale Rames, oligarkeve perfshire ata mediatike dhe Ramadrejtesise. Kjo fitore si e Pirros ne te vertete eshte menxyre per shqiperine. A duhet te gezohemi Ando???

  3. Ore plera po ne ca faji kishim qe keto 3 vite ne vend ti harxhonim energjite kunder Rames i harxhonim kundra jush.

    1. Ore skllever mekatri me i madh i se djathtes.shqiptare eshte Berisha por ju si idjote te padobishem do vdisni njesoj si enveristet. Berishizmi=enverizem=patronazhiste

  4. Dy pleherat qe punuan per Ramen Basha dhe Alibej as emri mos ju permendet qe tradhetuan demokratet dhe u shiten tek Ali Baba

  5. Bëjnë mirë që kujtohen se janë deputetë të Partisë Demokratike.
    Le t’a lenë vetëm Lulëzimin një dështak që e la veten të përdorej,si nga Berisha kur ishte kryetar i PD ashtu edhe nga amerikanët më pas. Asnjëherë nuk i ka merituar postet që kishte.
    Nga ana tjetër,kthimi i deputetëve kokëulur te vatha e doktorit,është dështim për karrierën politike të këtyre deputetëve.
    Partia Demokratike e Shqipërisë tashmë është Opozita e vendit me parimin e ” të keqes më të vogël”,por asnjë shqiptar mendoj unë nuk ka besim te Sali Berisha dhe berishizmi .
    Prandaj edhe ikjet dhe ardhjet e këtyre “deputetëve” nga dhe për te dera e berishizmit nuk do të reshtin.
    Shqipëria duhet të kthejë faqen ,jo më me burrin telendar që mban në gojë gratë e botës nga maja e ballkonit dhe jo më me maskarenj që quajnë nënën e fëmijëve të tyre ” baxhellë”…
    Shqipëria duhet të bëjë përpjekje gjigande për t’u larguar nga psikopati që drejton Rilindjen socialiste,i cili po shkatërron e shet Shqipërinë.
    Duhet vërtetë klasë e re politike.
    Po qëndruam me këta që janë sot,mbetet të themi Zotit i ardhtë keq për këtë vend!

  6. Nuk di se çdo bejne deputetet e PD se drejtuar nga Basha do ikin apo do rikthehen te Berishizmi por nje gje e di populli demokrat i lexon mire dhe e ka kujtesen.

  7. Kreshnik Çollaku je i turpshem. Nje njeri i paburre qe ke turperu gjithe matjanet dhe njerezit qe te kane votu dhe besu.

    Ke tregu qe je nje lapanjos e sahanlepires, qe mendon se duke ly floket nuk te del boja. Ti as je e as nuk ke qene ndonjehere me Partin Demokratik. Ti demokrateve nuk u del dot para dhe as ne fshatin tend nuk ta jep kush doren mor qyqar. Tregove qe je thjeshte nje rrogtar, qe zvarritesh sa ketej andej per fe ekzistu.

    Turp ty dhe atij qe do hape deren e PD per vemje si puna jote.

  8. Jam dakort me te gjithe ju, Basha me gjithe te tjeret bane bastarde por ca politikani leshe eshte Baca qe nuk gjeti dot nje rrugezgjidhje turp ja la Ramsit qe e shfrytezoj se ai qe genjen genjehet
    Njerzit skane besim shikoni ke bashkia, ska me protesta fryme duhet te gjejne zgjidhje me jete fitore ne 25

    1. Di mbetesh m deputet ne mendjen tende .
      Po te futi Berisha ne liste edhe ai vete di marri noc rrokun.
      Per ty e alibeajn me shoke ska demokrat qe voton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *