• |
ide | kryesore

Maqedoni apo Maqedonia e Veriut, presidentja ia thotë në sy zyrtarit grek: Nuk shkel kushtetutën

Arkiva, Lajme, Të fundit


“Vazhdimi i dialogut, frenimi nga retorika përçarëse, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare janë thelbësore për ecurinë e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian”. Janë këto fjalët që Ministri i Jashtëm grek, Giorgios Gerapetritis tha në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore të mbajtur në Maqedoninë e Veriut. Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ministri i Jashtëm helen theksoi se për sa i përket Ballkanit Perëndimor, Greqia nuk është ndalur që nga Deklarata e Selanikut në vitin 2003 dhe deri më sot të mbështesë nxitjen e procesit të zgjerimit të unionit.

“Anëtarësimi në BE ka qenë gjithmonë – dhe vazhdon të jetë – gurthemeli i politikës sonë ndaj të gjithë fqinjëve tanë, veriorë dhe lindorë. Por integrimi shkon paralelisht me zbatimin e reformave të nevojshme dhe thelbësore me theks të veçantë në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e personave që u përkasin pakicave dhe grupeve të cenueshme, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe lirisë së shtypi”.

Zyrtari i lartë grek, kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhur me vendet fqinje, përfshi këtu atë me Maqedoninë e Veriut për emrin, çështje e cila në javët e fundit është kthyer në një debat midis Shkupit dhe Athinës. Për Presidenten e Maqedonisë së Veriut, liria e shprehjes është e shenjtë duke i rezervuar të drejtën për të përmendur emrin Maqedoni dhe jo Maqedonia e Veriut.

“Së pari, nuk mendoj se po shkel Kushtetutën, nuk mendoj se mospërdorimi i emrit kushtetues siç e shihni ju mund të shkaktojë probleme. Fillimisht, më lejoni t’ju kujtoj – si dokumentet e mia, ato që unë firmos dhe ato që posedoj, qoftë pasaporta apo letërnjoftimi, të gjitha dokumentet që dalin nga kabineti, janë me emrin kushtetuese. Është në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe në kuadrin e Kushtetutës. E ritheksoj se që nga koha e Sokratit e deri në ditët e sotme, unë si qenie njerëzore kam të drejtë të shprehem ashtu siç shprehem, brenda parametrave të lirisë së mendimit dhe shprehjes së lirë të mendimit. Nuk besoj se kjo bie ndesh me Kushtetutën apo të drejtën ndërkombëtare”.

Deabti midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut filloi pasi Presidentja e sapozgjedhur e VMRO-DPMNE, Gordana Davkova në inaugurimin e saj përmendi emrin Maqedoni dhe jo Maqedonia e Veriut, emri zyrtar i arritur nga marrëveshja e vitit 2018.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *