• |
ide | kryesore

Raporti global 2024, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri

Lajme, Të fundit


Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global.

Krahasuar me një vit më parë vendi ynë ka rënë 6 vende, por përsëri qëndron mbi vendet e rajonit, Serbisë (26), Maqedonia e Veriut (58), Mali i Zi (67).

Shqipëria ka pësuar një përkeqësim të thellë sa i përket treguesve që lidhen me arritjet në arsim, duke zbritur në vendin e 116 nga vendi I 33 të një viti më parë, dhe fuqizimi politik, nga vendi i 28 në 2023 në vendin e 30-të. Ndërsa përmirësim ka shënuar në treguesit për shëndetin dhe mbijetesën, në vendin e 128, një përmirësim me 5 vende. Po ashtu edhe në treguesin pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, në vendin e 16 nga 18-ti një vit më parë.

Sa i përket hendekut gjinor në Europë, Shqipëria renditet në vendin e 16, duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Italia dhe Austria.

Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë për të 15 vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, me 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda (top 5).

“Në vitin 2024, Europa ka nivelin më të lartë të barazisë politike nga të gjitha rajonet. Tetë ekonomi në rajon tregojnë barazi në nivel ministror: Norvegjia, Shqipëria, Belgjika, Spanja, Finlanda, Islanda, Holanda dhe Portugalia. Barazia në parlamente ndryshon ndjeshëm, me 16.7% të hendekut gjinor të mbyllur në Qipro dhe 90.8% në Islandë”.

Europa renditet e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Europës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006./ Monitor


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *