• |
ide | kryesore

7 persona nën hetim në Fier, veprat penale për të cilat akuzohen

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë, edukatorja, Gjykata


Procedohen të lirë shtatë persona në Fier dhe Lushnjë. Mësohet se një 49-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndërkohë që një 36-vjeçar i është afruar bashkëshortes e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Të proceduarit e tjerë kanë kryer veprat penale si dhuna, kanosja, ndezja e zjarrit me qëllim si dhe përplasja me një automjet tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

•D. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

•2 shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi kanë goditur me grushte një bashkëmoshatar të tyre, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– F. B., 67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë hekurudhës në lagjen “Sheq i Madh”, duke rrezikuar banesat përrreth;

– ⁠E. N., 42 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi ka kanosur një shtetas 41 vjeç, për motive të dobëta.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R., 23 vjeç, banues në Roskovec, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. I. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë shtetasi G. I. dhe një pasagjer.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 36 vjeç, banues në Patos, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i është afruar bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *