• |
ide | kryesore

“Antikorrupsioni”, Xhafaj kërkesë institucioneve të pavarura të caktojnë ekspertët

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, sot ka zhvilluar mbledhje pjesa bërthamë e Sekretariatit Teknik të këtij komisioni pranë Kuvendit.

Nën drejtimin e kryetarit Fatmir Xhafaj janë ndarë disa detyra që lidhen me punën organizative të komisionit dhe zbatimin e vendimeve që u morën në mbledhjen e parë të tij.

Sekretariati është duke përgatitur shkresat që do të dërgohen pranë institucioneve të pavarura që krijohen dhe japin llogari te Kuvendi (Avokati i Popullit; Kontrolli i Lartë i Shtetit; Komisioni i Prokurimit Publik; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave; Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare; Autoriteti i Konkurrencës; Instituti i Statistikave), për të përcaktuar ekspertët dhe përfaqësuesit që do të punojnë me 3 nëngrupet e Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisja, Sundimi i Ligjit dhe Antikorrupsioni.

E po kështu do të ketë kërkesa zyrtare nga komisioni për organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike publike e private, si dhe një ftesë për organizatat ndërkombëtare për bashkëpunim, asistencë dhe ekspertizë.


9 Comments

  1. Si s ju vje turp 💩💩fusha e tyre💩topi i tyre💩penalltia per ta 💩domos do jan super kurvat e kombit dhe mendojn si ta s ka💩💩💩💩do ju vij dita dhe ju o kurva .

  2. Ky eshte muoster fare . Kur ishte Minister i zhdrejtesis 2003-2004
    Ky nuk njeh gje tjeter hajni e prostitucion neper zyrat e shtetit.

    1. Haaa madje beri dhe ministre, nje nga nxeneset e veta….
      O Zot deri kur do vazhdoje mallkimi me keta gjakpires dhe debues te shqiptarve

  3. Cfar tragjikomedie luhet me kete vend, mbeshtetur kok e krye nga kurverit nderkombetare. Komision pas komision pas komisioni..dhe nxirrni pak sa lek paguhen pet cdo mbledhje.

  4. ne si Shqiptar Fatmir Xhafen e njohim si njeri te perkushtuar te ndershem dhe profesionist. Ky ka dale foto me Enver Hoxhen. Mendoni pak me realizem. Si mund ti afroheshe Enver Hoxhes po te kishe nje cen te vogel???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *