• |
ide | kryesore

Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për Bashkinë Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Belerit



Ndërsa ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ditën e djeshme bëri rekurs në Gjykatën e Lartë në një vazhdim të përballjes së tij me drejtësinë, djali i tij Petro Beleri duket se ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme.

Lajmin e ka pohuar sekretari i “Omonias” Marin Suli, në Top Neës, i cili tha se Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimit, përmes të birit.

“Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat. Himara është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar.

Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milion Euro tendera, nga lekët tona.

Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli.

Edhe pse është në pritje të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, avokatët mbrojtës të Fredi Belerit krybashkiakut të zgjedhur të Himarës vijojnë betejën në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rekurs të vendimit të prokurorisë së Vlorës që regjistroj procedimin ndaj tij.

Avokatët e Belerit  pretendojnë se Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Posaçme kanë keqpërdorur çështjen e dëshmisë së penalitetit për të akuzuarin, i cili sipas tyre është i rehabilituar ndërsa në dëshminë e dorëzuar nga prokuroria ne gjykatë  ai rezultonte i dënuar. Beleri u zgjodh edhe eurodeputet në Greqi disa ditë më parë.


5 Comments

  1. Perpos ketyre kandidaturave, te marri inisiativen dikush ne Himare dhe te pastroj plehrat se eshte turp. Miloneret me prona , me vila, me hotele luksoze ne nje vend te vogel qe rruget jane te shkaterruara, plehrat si mos me keq.
    Asfalti i hedhur para pak ditesh per mbulimin e kanaleve skandal.
    Nuk ka turp

  2. Himara Autonome
    Uroj djalin e zBelerit
    Himara dhe Himarjotet
    Eshte momenti kritik politik etnik i mbare Himares dhe i Himarjoteve
    Mbeshtetja e zBelerit esht dhe duhet te jet gjith perfshirese
    Esht momenti me kritik mbas 100 vjeteve
    Qe Himara dhe Himarjotet te gjejne vet vehten
    Himarjotet duke votuar e rrespektuar zBelerin
    Rrespektojne dhe nderojne veten e tire
    Esht koha te lihen menjerane dallimet partjake dhe te rreshtohen drejt vatanit te tire per te rrigjeneruar e rriparuar krimet dhe shperdorimet ne krahine te Himares zBeleri nuk ka vetem mbeshtetjen e mbar Himarjoteve
    Por edhe te greqis Evropes dhe Amerikes
    Z Beleri mo pozicjonin we ka mare ne ceshtjen mbar Himarjote esht i perkrahur nga e gjith diaspora Himarjote dhe gjith dashmiresit e saj
    Vellezer Himarjote ne emer te demokracis liris prones trashegimnis kulturore
    Mos humbni rrastin ti bashkohen bashkevellazerimit Himarjot
    Ku Himara esht pjedestal i kultures demokracis Evropjane
    Himara e ka treguar historikisht qendresen e saj
    Ne cdo kohe ne cdo trazicjon
    Ajo ka qendruar e vendosur dhe e bindur ne kerkesat e saj per te drejten e saj
    Mos i himbni te drejten vetes dhe Krahines
    Hiqni dore nga mbeshtetja qe i beni bandave te kriminalitetit qe po shkaterojne Himaren
    Esht ne derin tone te votojme dhe te japim besimin e udheheqes se Himares zBelerit
    ZBelerit i uroj nje fitore te merituar per te qene kretar i bashkis se Himares dhe drejtus i mbare popullit Himarjot
    Urime dhe suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *