• |
ide | kryesore

Euro 2024, pretendenti i fundit zbret në fushë: Kvara, Calha e Leao ndezin Turqi-Gjeorgji e Portugali-Çeki

F1, Sport
Leao


Nuk ka dyshim se të gjithë sytë e kontinentit janë ende tek ai. Është 39 vjeç, është zhvendosur në periferi të futbollit të rëndësishëm dhe golat e tij, edhe pse ende shënon shumë në Arabi, bëjnë më pak zhurmë se në të kaluarën. Megjithatë, Cristiano Ronaldo, rekordmeni i paraqitjeve dhe golave në Kampionatin Evropian (25 dhe 14), është ende në qendër të vëmendjes dhe sulmit të Portugalisë së tij, e cila debuton sonte në kompeticionin gjerman kundër Republikës Çeke. CR7 nuk do të jetë vetëm sepse luzitanët janë plot kampionë: nga Leao, te Felix apo Bernardo Silva.

Një skuadër e mbushur me kampionë e pretendenti i fundit që ende duhet të bëjë prezantimin në Euro 2024. Leao do të jetë në fushë nga minuta e parë, me teknikun Roberto Martinez (ish-tekniku i Everton dhe Belgjikës) që beson shumë tek sulmuesi i Milan. Për Rafa Leao, një tjetër mundësi për të treguar se është bërë vërtet i madh në një përzgjedhje plot talente. Mjafton të mendosh vetëm për tridhëmbëshin me të në të majtë, Cristiano në mes dhe Bernardo Silva në të djathtë. Për të mos përmendur mesfushën e përbërë nga Bruno Fernandes, Vitinha, lojtari i PSG-së dhe Palhinha i Fulham.

Prapa, përpara portieri Diego Costa, është veterani Pepe (i vetmi më i vjetër se CR7), me sigurinë e Ruben Dias të City, ndërsa në krah luajnë Nuno Mendes anësori i majtë i PSG-së dhe Joao Canceloi Barcelonës. Padyshim një ekip i nivelit më të lartë dhe një kandidat për të shkuar larg nëse fenomeni i tyre i pakohë arrin të thërrasë “siuuuu” e tij në më shumë se një rast. Përballë, sonte në Leipzig, është një Republikë Çeke e përforcuar nga prania e Soucek në mesin e fushës dhe nga dyshja sulmuese Schick-Hlozek.

TURQI-REPUBLIKA ÇEKE

Në ndeshjen që i paraprin, ajo e orës 18:00 në Dortmund, ka shumë arsye interesi, sidomos për ata talentë nga të cilët priten gjenialitete të lojës. Do të debutojë në këtë kampionat evropian trajneri italian, Vincenzo Montella, i cili në krye të Turqisë përballet me Gjeorgjinë e francezit Sagnol. Në këtë përballje sfidohen edhe lojtarë që njihen mirë në Serie A: nga njëra anë janë organizatori i kampionëve të Italisë, Calhanoglu dhe një nga lojtarët e rinj më interesantë të Serie A, Yildiz i Juventus. Djaloshi, ashtu si edhe një tjetër 2005, Guler i Real Madrid, rrit dhe jo pak nivelin teknik të kombëtares së Vincenzinos.

Lexo më tej: Video/ Lukaku e VAR dënojnë Belgjikën: Schranz e bën Sllovakinë të festojë

Në anën tjetër është Kvaratskhelia, ndoshta i shpërqendruar nga situata e krijuar me Napolin për kontratën dhe dëshira për t’u transferuar në një ekip që konkurron në Champions League. E megjithatë, gjeorgjianët janë të bindur se Kvaratskhelia do të zbresë në fushë me dëshirën për të demonstruar se sa vlen në të vërtetë në Evropë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *