• |
ide | kryesore

Forumi global i medias DW, Baerbock: Gazetaria e pavarur në mbarë botën është nën presion

Lajme, Të fundit


Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në konferencën e DW-së Global Media Forum (GMF): “Aty ku liria e shtypit është nën presion, rrezikohet liria e të gjithë qytetareve dhe qytetarëve”

“Gazetaria e pavarur është në mbarë botën nën presion. Forca e gazetarisë konsiston në afësinë e saj për të rrëfyer histori, që mund të kishin mbetur të panjohura, të shtrojë pyetje, që ndryshe do të kishin mbetur pa përgjigje, t’u kërkojë llogari, atyre pushteti i të cilëve është i pakontrolluar”, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një fjalim në konferencën vjetore të medias “Global Media Forum”, që me organizimin e Deutsche Welle-s (DW) zhvillon punimet dyditore në Bon. Sivjet konferenca ka si moto “Sharing Solutions”.

Ministrja e Jashtme vizitoi fillimisht selinë e DW-së në Bonn, ku bisedoi me gazetare dhe gazetarë nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia, që janë larguar nga vendet e tyre për shkak të kushteve të vështira.

“Sipas Reporterëve pa kufij ka rënie të lirisë së shtypit pothuajse në të gjitha rajonet e botës. Një arësye për këtë është, se gazetaret dhe gazetarët në luftra e konflikte shpesh kthehen në objektiv sulmesh”, tha Baerbock në fjalën kryesore në hapje të konferencës.

Më pas Baerbock diskutoi në panelin “Fuqia e Demokracisë” sulmet në rritje ndaj të drejtave të lirisë si dhe censura, disinformacioni dhe fushatat e urrejtjes. Baerbock theksoi, se: “Qëllimi i tyre është që të shkatërrojnë solidaritetin shoqëror.”

Përmes një mesazhi me video, kryeministri i landit të Renanisë Veriore – Vestfalisë, Hendrik Wüst nënvizoi rolin vendimtar të kompetencës mediatike në epokën digjitale: “Digjitalizimi me mundësitë vrullshëm në rritje për informacionin është një shans dhe sfidë njëkohësisht. Shumë njerëz e kanë të vështirë të dallojnë mes së vërtetës dhe të pavërtetës. Ndaj këtu fiton peshë kompetenca mediatike” theksoi Wüst, duke nënvizuar rëndësinë e konferencave të tilla si Global Media Forum për shkëmbim përvojash dhe ideshë.

Drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg, theksoi efektet e dyfishta të inteligjencës artificiale ndaj medias dhe rëndësinë që ka komportimi i njeriut me këtë ofertë të re të teknologjisë kompjuterike: “Jo vetëm bota digjitale ndryshon gazetarinë, por edhe inteligjenca artificiale do t’i hapë horizonte të reja asaj. Një përparim i vërtetë nuk mund të arrihet, nëse njerëzit prodhojnë vetëm përmbajtje ose përcaktojnë agjendën e lajmeve. Inteligjenca artificiale ofron shanse të mëdha për gazetarinë, nëse ne e përdorim me etikë dhe si mjet mbështetës këtë arritje dhe jo si zëvendësim të punës gazetareske.

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, por vendimet e rëndësishme në gazetari duhet të merren nga njerëzit, theksoi Limourg: “Kontrolli njerëzor është kyç për të shmangur disinformacionet si rrjedhojë e inteligjencës artificiale. Si gazetarë ne duhet ta përdorim me përgjegjshmëri të plotë inteligjencën artificiale, për për të ruajtur besimin e publikut, për të garantuar raportim të saktë dhe për të mbështetur demokracinë.”

Marre nga DW


1 Comment

  1. Te perpiqesh te besh shtet me rustem gjaten, Tritanin, suden, çiljeten, fahri balliun, xhozin, arbnori, zhulalin, paloken, mulin, azemin , motrat vokshi nuk eshte e thjesht!
    E pra, Doktor M zbatoi ligjin bolshevik 7501 dhe e shpallen perfaqesues te ish pronareve, pra edhe te merr pronen edhe te perfaqeson! Edhe te ben avokatin edhe te vret me duart e veta! Kjo eshte nje aftesi qe jo gjithkush e ka!
    Denoi ramizin e nexhmijen per kafe e rustem gjaten e denoi me Kryetar i Gjykates Kushteruese dhe desh Ta bente dhe deputet. Te birin e ka jurist te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *