• |
ide | kryesore

“Linçimi i Hysajt”/ Çfarë tregon për shoqërinë tonë dhe VIP-at e saj

Arkiva, Kryesore, Sport
hysajjj


Kritikat, talljet, sharjet, memet që vërshuan si lumë kundër Elseid Hysajt, pasi mbrojtësi i kombëtares sonë uli instiktivisht kokën ndaj goditjes së Barellës, duke i hapur rrugën golit të fitores së Italisë në kampionatin evropian, përveç shumë aspekteve të tjera që rrëfen për shoqërinë tonë, flet edhe si për një ndarje me thikë mes dy shtresave të ravijëzuara qartë: asaj “të ulët”, që përfaqësohet nga tifozët anonimë dhe një kaste që është prezent në jetën publike dhe në ekrane.

LEXO ME TEJ:

Video/ Hysaj vetëm si mbrojtës nuk veproi: koka e ulur te goli i Barella, tifozët tani duan Balliun

Historia tregon se mbrojtësi i kombëtares, pas gabimit që bëri, u vu në turrën e druve nga “të vegjlit” dhe u mor në mbrojte nga “të mëdhenjtë”. Të parët e tallën, i përmendën mosprishjen e flokëve me xhel, i bënë montazhe me helmetë, e kritikuan për mungesë sakrifice.

Natyrisht e gjithë kjo fushatë që buronte nga pezmi dhe zhgënjimi i pritshmërisë për të marrë një rezultat pozitiv kundrejt kampionëve të fuqi të Evropës, ishte irracionale. Shumë specialistë të futbollit të pyetur nga Lapsi.al shpjegojnë se asnjë mbrojtës nuk mund të fajësohet për një veprim të tillë. Ai është një vendim i marrë në çast, nga një lojtar që për momentin mund ta ketë humbur nocionin e vendndodhjes në fushë, që ka frikë se topi i prekur mund të shkaktojë autogol ose goditje këndi, pra s’ka asgjë të përbashkët me mungesën e sakrificës apo neglizhencës nga ana e Hysajt.

Kritikat dhe mesazhet e hidhura/ Elseid Hysaj mbyll rrjetet sociale

Por pavarësisht nga këto gjykime të ftohta, fakti është se shpërthimi i kësaj vale kryesisht në rrjetet sociale ndikoi mbi mbrojtësin e djathtë të të kuqve. Si pasojë e presionit, ai u detyrua të mbyllë profilet e tij për publikun dhe më pas, me anë të një statusi në story në Instagram, të mbushur me gabime drejtshkrimore (çka tregon se e kishte shkruar personalisht) të kërkonte falje dhe të denoncohej nga instrumentalizimi, që iu bë këtë incidenti loje.

Por pati dhe të shumtë nga ata që e mbrojtën Hysajn, kryesisht personazhe VIP, të botës së humorit, Big Brotherit dhe gazetarisë.

“Ec përpara Elseid Hysaj, askush nuk do të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për Kombëtaren”- shkroi Julian Deda krahas fotos së Hysajt. Po për këtë temë Blendi Fevziu reagoi me një video: “A e meriton Elsaid Hysaj kete linçim publik? Une mendoj qe ai po vuan nje fushate qe nuk eshte e drejte edhe pse forma e tij ne fushe linte per te deshiruar. Zgjedhja e tij eshte zgjedhje e Silvinjos dhe vetem ai e di perse Hysaj duhet te jete ne formacion. Nga ana tjeter shume lojtare te medhenj kane gabuar ne momente decizive” tha ai.

Edhe Dritan Shakohoxha në një intervistë për Euronews kujtoi se Hysajn e mbante mend që 12 vjeç duke mbajtur flamurin kombëtar në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen Shqipëri Rusi (3-1) duke shtuar se ai është “heroi i Shqipërisë”. Pak a shumë në këtë linjë ishin të gjitha reagimet në mbrojtje të Hysajt, në studiot tona televizive të programuara për të qenë politikisht korrekt. Aty dukej sikur disa të privilegjuar po e merrnin në mbrojtje të singjashmin e tyre nga linçimi që i bënte turma anonime.

Në fakt, nuk është kështu. Kush e njeh sadopak futbollin dhe historinë e komplikuar të marrëdhënies midis idhujve dhe tifozëve të tyre e vë shumë lehtë në sfondin e saj real atë që ndodhi pas ndeshjes me Italinë. Personazhe shumë më emblematikë, dhe shumë më të adhuruar sesa Hysaj për shqiptarët, kanë qenë pre e ultrasve të tyre, kur kanë gabuar në ndeshjet e mëdha. Spanjollët nuk ia harrojnë as sot golin që pësoi një legjendë si Arkonada në finalen e Evropianit të 1984. Po ashtu, italianët nuk ia falën kollaj Baxhos penalltinë e humbur që i dha kupën e botës Brazilit. Shumë më të ashpër, gati racistë, qenë francezët pas goditjes me kokë të Zidanit ndaj Materaxit, që e nxori atë nga finalja me karton të kuq.

Pra tek ne nuk ka ndodhur asgjë e çuditshme që të alarmonte VIP-at që u shfaqën në mbrojtje të futbollistit të linçuar. Tifozeria është e tillë, aq emocionale dhe aq irracionale, sa me të njëjtën lehtësi që të ngre në piedestal, mund të të rrëzojë brenda natës edhe në humnerë. Po të mos ishin të tillë do të emëroheshin sportdashës, si në kohën e “Sportit Popullor”.

Video/ “Ka dhënë shpirtin për Kombëtaren”: Mitaj i del në mbrojtje Hysajt, në ciklonin e kritikave

Prandaj me Elseid Hysajn nuk ka ndodhur asnjë gjë e veçantë, që nuk ndodh në shtete të tjera. Fushata dy ditore ndaj tij, nuk është tregues i asnjë dhune të ekzagjeruar verbale, i asnjë mungese mirënjohjeje dhe i asnjë përpjekjeje për rrafshimin e vlerave, që nuk hasen edhe në shoqëri shumë më të strukturuara sesa kjo jona.

Pra ndaj tij nuk ka ndodhur asnjë gjë e veçantë, përpos një eksesi tifozllëku, aq sa të kishte nevojë të merrej në mbrojtje. Mburoja që nxituan t’i dhuronin ata që deshën ta ruanin nga “vulgu” ishte e kotë dhe e panevojshme. Më shume ajo i ngjante tentativës për të ngritur një mur mes “të paprekshmëve” dhe pjesës së madhe të “të tjerëve”. Duke mbrojtur pa shkak Elseid Hysajn, dukej më shumë se një kategori vip-ash kërkonin të instalonin paprekshmërinë e statusit të tyre, nga tallja, kritika, karikaturizimi. Kjo e stërfishoi këtë fortunë në gotë që ishte thjeshtë një histori e zakonshme tifozerie.

©Lapsi.al 


19 Comments

  1. Kush e dënoi Berishën ‘non grata’? SIAC është Gjykatë e Lartë Speciale në Britani,kjo per te gjithe shpellkaret e salihut qe nuk kenaqen me futboll por merren se si ta mbrojne serbin salih.

  2. Edhe Lapsi si Rama: kjo ndodh ne gjith boten!?!

    Sportdashes e Sport Popullor jan terma persmbari po partizanlleku ekstrem politik ka qorru nga syt shqipot.

  3. Me siguri mund te kishe shkruar nje artikull per cdo perspektive 1. Hysaj i meriton kritikat/talljet, 2. Hysaj u akuzua me teprice, 3. Ato qe e mbrojne, duan te mbrojne statusin, apo mbase edhe perspektiva tjera. Ne cdo perspektive mund te japesh argumente edhe te bindesh veten edhe disa te tjere qe ke thene gjene e duhur. Por mbetet sidoqofte nje menyre e vetme e te pari te ngjarjes. Besoj e verteta me e madhe eshte diku ne mes, qe asgje te mos behet me teprice, as talljet, as mbrojtja.

  4. Ha ha i bukur artikulli. Po kush jan vipat shqiptare qe e mbrojne? 2 kategori: te paret duken ne pamje qe nuk kan prekur top me kemb ne jeten e vet dmth smarrin vesh fare nga futbolli si psh gjith opinionistet femra. Grupi i dyt, jan ish sportista dmth e kuptojn shum mire, por kan interesa financiare si psh: mos ulet mbeshtetja per kombetaren se marrin pjese nga reklama televizive ne forme rrogash etj etj. Kjo esht bukuria e futbollit: edhe ne koh te enverit ishte veshtire te luaje nga 0 me ndihmen e propagandes se partise: ne fund te fishkellenin tifozat dhe te nxirnin bojen. Esht ber dhe nje film per kete teme.

    1. Fakti që Hysaj ka pranuar të dali në reklamë elektorale të PS-së, i hedh benzinë zjarrit të tifozëve.

  5. Problemi i Hysajt eshte qe filloi te merrej me politike e perkatesisht si sponsor i PS , nje rast unikal ne Europe.

    Ai ose do bej futbollistin ose politikanin prandaj revolta ishte dhe me e madhe per te mos thene qe ka qene per mua nje lojtar nen mesataren gjithmone.

    1. Po te goli i pare perseri gaboi apo ruajti floket,kete e beri dhe te goli i dyte.
      Shikoni gjith ndeshjen a ka kapur ose goditur ndonje top me koke ky ripjellsi hysaj.
      Sukses ne fushaten e 2025 hysaj keshtu vazhdo dhe do kalojm ne fazen tjeter😂😂😜
      P.s diçitura: a i ka lyer floket sot hysaj???

      1. “I kanë bërë vilat me kursimet nga rroga.

        Me 800 euro rrogë, kanë kursyer dhe kanë bërë këto vila që kushtojnë 6 apo 7 milionë euro”, thotë Berat Buzhala me ironi, ndërsa gazetari që e shoqëronte mbeti i habitur.

        Habi që nuk u shfaq vite më parë nga gazetarja Sonila Meço, e cila hyri brenda vilës së Ilir Metës për të marrë në intervistë Monika Kryemadhin.

  6. KUR LUAN KOSOVA ASKUSH NGA SHQIPERIA NUK NDJEK E JO ME TE SHKOJE NDONJE NGA SHQIPERIA NE PRISHTINE APO NE STADIUM EUROPIAN PER TA PARE KOSOVEN , KUIRSE SHQI[TARET E KOSOVES I MBUSAHIN STADIUMET NE MBESHTETJE TE SHQIPERISE NE TIRANE DHE EUROPE. NESE LUAN KOSOVE-SERBI, 70% E BANOREVE TE SHQIPERISE DO ISHIN ME SERBINE.

  7. Muçi, Mitaj, Mihaj, Hoxha, Broja, Kumbulla…. këta janë e arrdhmja e kombëtares.
    Hysaj le të merr K. Asllanin dhe lë të bëjnë gjiro…..Asllani, përveç vrapimit nuk bë gjë, as pasime , as realizime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *