• |
ide | kryesore

Video/ Mbappé, me hundë të thyer e me maskë: asnjë operacion për të mos humbur Europianin

F1, Sport, Video
Mbappé


“Kylian Mbappé ka pësuar një frakturë në hundë. Ai është rikthyer në kampin bazë të ekipit francez. Ai do të marrë trajtim në ditët në vijim, por nuk do t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm. Do të krijohet një maskë për të lejuar numrin 10 të kombëtares franceze të kthehet në aktivitetin konkurrues pas një periudhe të dedikuar të trajtimit”. Me këtë deklaratë të lëshuar pas ndeshjes ndaj Austrisë, Federata Franceze e Futbollit sqaroi situatën e sulmuesit të kombëtares së drejtuar nga Dider Deschamps.

Ka qenë përplasja me austriak Danso, pak minuta para përfundimit të debutimit të Francës me austriakët, ajo që ka detyruar kampionin e Real Madrid të largohet nga fusha për shkak të goditjes në hundë. Pas një vizite të shpejtë në dhomat e zhveshjes, sulmuesi u dërgua në spital, ku gjatë natës iu nënshtrua analizave të thelluara. Në fillim, raporton L’Équipe, dukej se ai do t’i nënshtrohej një operacioni. Ky eventualitet është shmangur, edhe pse problemi dhe dhimbja mbeten.

Lexo më tejVideo/ Mbappe gjakoset, Wober dënon Austrinë: Franca e nis me fitore e shumë vuajtje

E sigurtë është se Mbappé është i detyruar të ndalojë, por koha e rikuperimit nuk është ende e qartë. Maska mund të garantojë prezencën e tij në fushë që në ndeshjen kundër Holandës, e dyta në grup, edhe nëse ka nga ata që mendojnë se të paktën deri në 1/8 do të jetë e vështirë ta shohësh në fushë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *