• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja franceze

Paparazzi, Slider


Aktorja franceze Anouk Aimée është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Aimée u shfaq në dhjetëra filma gjatë karrierës së saj të aktrimit tetë dekadash, duke përfshirë luajtjen në filmin A Man and a Woman të Claude Lelouch, për të cilin u nominua për një Oscar.

Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Paris të martën, tha Sébastien Perrolat, i agjencisë TimeArt, për agjencinë e lajmeve AFP. Vajza e saj, Manuela Papatakis, tha se ajo ishte “në krah” kur nëna e saj vdiq.

Duke postuar një fotografi bardh e zi të Aimée në Instagram, ajo shkroi: “Me vajzën time, Galaad, dhe mbesën time, Mila,  ju njoftojmë n largimin nga jeta të nënës sime Anouk Aimée”. Ministrja franceze e Kulturës Rachida Dati shkroi në X: “Ne i japim lamtumirën një ikone me famë botërore, një aktore të madhe të kinemasë franceze, e cila mori role për disa nga emrat më të mëdhenj, si (Jacques) Demy, Lelouch dhe (Federico) Fellini”.

E lindur në Paris më 27 prill 1932 si Nicole Françoise Florence Dreyfus, ajo filloi aktrimin në moshën 14-vjeçare dhe mori pjesë në më shumë se 70 filma. Annook  arriti të bëhej e njohur ndërkombëtarisht përmes bashkëpunimeve të saj me regjisorë të rëndësishëm. Ajo u bë e famshme për interpretimin e saj në “La Dolce Vita” të Federico Fellini-t në vitin 1960, si dhe në filmin ikonik të “Claude Lelouch Un Homme et une Femme” (Një burrë dhe një grua) në 1966, për të cilin fitoi “Golden Globe” dhe u nominua për çmimin “Oscar”.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *