• |
ide | kryesore

“Non grata e dytë” britanike/ Berisha flet për manipulim dhe përmend emra

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të Britanisë së Madhe.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha thekson se ‘SIAC nuk ka shqyrtuar mijëra faqe prova të mia, ka mbështetur vendimin e Sekretares bazuar në lajme të rreme të medias së Soros dhe kundërshtarëve të mi politikë’. 

Por kush ishin këta kundërshtarë? Duke folur për procesin, Berisha vë gishtin mbi disa emra, të cilët i bën përgjegjës për non gratan që i ka vënë Britania e Madhe, sipas tij pa të drejtë.

“Në këtë kuadër u vendos një bashkëpunim në përputhje me marrëveshjet e arritura midis departamentit të kësaj ministrie dhe avoketëve të mi, në të cilin në mënyrë të vazhdueshme ne paraqitëm mijëra faqe, dokumente që rrëzonin të gjitha shpifjet dhe trillimet e medieve të Xhorxh Sorosit, BIRN, Balkan Insight dhe të Carlo Bollinos, mbi të cilat ishte bazuar dhe marrja e vendimit, shpifjet e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës dhe hidhej dritë në të vërtetat e kësaj dosje.” 

Lexo më tej: Non grata britanike/ Basha i përgjigjet Berishës: Je në pazar me Ramën 

Sipas Berishës, vendimi i SIAC zbulon se nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, dhe se është manipuluar me deklaratën për vonesën e dorëzimit të provave.

“Por SIAC zbulon në vendimin e tij, dy elementë shumë të rëndësishëm.

Së pari deklaron se ai, nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, por thjeshtë është marrë nëse Sekretarja e Shtetit, ka patur prova të mjaftueshme, ka bërë analizë të drejtë të provave për vendimin që ka marrë.

Së dyti, SIAC na informon, se ai nuk ka marrë parasysh mijëra e mijëra faqe, të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë, në Home Office, mbasi këto faqe nuk janë shqyrtuar siç kërkon ligji nga sekretarja e Shtetit, sepse janë dorëzuar me vonesë.

Kjo është absolutisht një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu.” – u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Berisha merr përgjigjen e dytë “non grata” nga Britania e Madhe 

Sipas kryetarit të opozitës, dokumentet nuk i janë paraqitur sekretares së Shtetit me dy qëllime.

“Avoketërit e mi, kanë dorëzuar në kohë, në përputhje me marrëveshjen të gjitha dokumentet e kërkuara nga Home Office, por këto dokumente nuk i janë paraqitur sekretares së Shtetit, me dy qëllime.

Së pari, që ajo të mos mësonte të vërtetën.

Së dyti, që këto dokumente të mos mund të paraqiteshin në SIAC duke mos i shqyrtuar sekretarja e Shtetit.

Të dashur miq, ne përfituam shumë nga ky proces.

Ne mësuam së pari se, çfarë manipulimesh dhe manovrimesh të ulëta u bënë për të fshehur të vërteta, dosje mijëra faqe para Komisionit të Apelimit të Ankesave.

Së dyti, mësuam se nuk ekziston asnjë provë, fakt, dokument që të faktojë korrupsionin, apo lidhjet me krimit të Sali Berishës” – u shpreh Berisha.

Kreu i opozitës thekson se beteja e tij vazhdon.

“Beteja jonë vazhdon, edhe njëherë, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifjet, trillimet, për mbrojtjen tuaj, nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit, të cilido qoftë, të Edi Ramës, qeveritarëve, politikanëve të korruptuar prej tij, ambasadorëve, diplomatëve, zyrtarëve të huaj, të korruptuar po nga Edi Rama. Beteja vazhdon!” – u shpreh Berisha në një konferencë për shtyp. ©LAPSI.AL 


8 Comments

  1. Te gjithe keta i fuqizove ti doktor ne cdo lloj menyre…dhe kjo eshte bota portokalli sidomos ne politie ..te kyhehen armiq mw te medhenj,ata qe qe ti u dhe krahe..se shum demokrate te vertet nuk afroheshin as kangjellave te administrates per nje pune qe ti jepte kafshat buke. Sepse perzeheshin me arrogance nga zyrtar qe ne kohen tende ishin pseudo demokrat dhe te majt safi

    1. Shumë e drejtë, në familjen time u bënë deemokratë të afërt të mi që më vonë për shkak të lidhjeve morrën pozicione të rëndësishme dhe kur në një rast i kam kërkuar të më ndihmojë kur po merreshin nëpërkëmbë të drejtat e mija sipas ligjit, i bëri bisht të më ndihmojë

  2. Nga të gjithë ato emra vetëm Basha ai që u fuqizua por prej Berishës por prej të tërëve që e votuan për kryetar partie herën e parë. Pastaj nuk është problem kush ju kthye kundër por ata që besojnë këta matrapazë gënjeshtarë!!
    Gjithsesi fakti është që Berisha nuk gënjen por home office që nuk mund të pranojë dështim.
    E vetmja është gjykata që nuk bën dallimin por gjykon faktet. Pra a k qen Berisha rrezik për Britaninë??? Këtë as gomari nuk e gëlltit.

  3. Vetem delet nuk e kuptojne qe edhe pas tre vjetesh as legenat amerikane as ato britanik nuk na kane nxjerre nje falt te vetem per Berishen, e kunderta po ndodh me faktet qe dalin cdo dite per mafien ne pushtet. Dhe pa pike skrupujsh keta palo diploma ose hajduter diplomat duan te na bejne per budallenj😳😳. Duhet te jesh bole nga trute qe te besosh keto fare ambasadash

  4. Triufon ILGBT Hahaha. Kokain, prostituzion, hajduteri e trafikant armesh e tjer.
    Keshtu jane kthyer jo Amerikanet por Globalistet Ameriqen e Britanik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *