• |
ide | kryesore

U kapën duke vënë baste sportive me telefon, procedohen dy persona në Lushnjë

Lajme, Të fundit


Procedohen të lirë dy persona në Lushnjë. Mësohet se pronari i lokalit 60-vjeçari I.K dhe një 47-vjeçar A.K janë kapur duke vënë baste sportive me telefon.

Si pasojë janë sekuestruar dy telefonat nga ku viheshin bastet dhe organizoheshin lojërat e fatit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Rezultate të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.

Goditet një tjetër rast i organizimit të lojrave të palejuara.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas (pronari i lokalit dhe 1 shtetas që u kap në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati, me celular).

Sekuestrohen 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: I. K., 60 vjeç, pronari i lokalit dhe A. K., 47 vjeç, i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë në lokal, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *