• |
ide | kryesore

Berisha: Pas vendimit të vulës na janë bashkuar deputetë dhe krerë degësh të PD

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë dritares së tij u shpreh se qindra drejtues të degëve si dhe deputetë i janë bashkuar Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës dhe logos në selinë blu. Gjithashtu Berisha tha se betejën e madhe e kanë përpara dhe atë betejë do ta fitojnë së bashku.

“Të dashur miq, gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne. I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt. Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj.

Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku, Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku.

Të bashkuar në diversitet. Të bashkuar në të vërteta. Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë. Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!” – tha Berisha.

LEXONI EDHE:  Berisha merr përgjigjen e dytë “non grata” nga Britania e Madhe

Pse Berisha duhet të tërhiqet


3 Comments

  1. Nuk i mar vesh fare keta ndjeksit e doktorit.
    Si mund te jet zgjidhja, pra doktori.
    Kur ai eshte vet problemi.
    Dhe ca problemi…. I MADH FARE.
    Si mund te jet e shkuara… E ardhmja?????

    Qartesohuniiiiiiiiii
    Kthjellohuniiiiiiiiiiii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *