• |
ide | kryesore

Celine Dion rikthehet në tapetin e kuq

Paparazzi, Slider


Celine Dion u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq, pasi zbuloi se është diagnostikuar me sindromën e rrallë të “personit të ngurtë” (SPS).

Këngëtarja promovoi dokumentarin e saj të ri “I Am: Celine Dion” dhe u shfaq me të birin, René-Charles Angélil. Dokumentari do të tregojë jetën e saj, diagnostikimin e sëmundjen e rrallë neurologjike, si dhe dashurinë me bashkëshortin e ndjerë, i cili ka ndërruar jetë nga kanceri në fyt.

“Për një kohë të gjatë – për kaq shumë vite – kam ndjerë dashurinë dhe mbështetjen e fansave të mi në mbarë botën,” tha Celine ekskluzivisht për E! News në premierë. “Ata më ndihmuan të arrij këtu ku jam sot”.

Ndonëse fillimisht ishte nervoze për të ndarë historinë e saj,  ajo nuk mund ta linte gjendjen e saj të ndikontr.

Për shkak se unë respektoj fansat e mi, familjen time, fëmijët e mi, veten time,” vazhdoi pesë herë fituesja e Grammy, “ata meritojnë ta dinë.

Dhe më shumë se çdo gjë, Celine shpreson që dokumentari i saj do të ndërgjegjësojë “njerëzit që mund të mendojnë se janë vetëm” në betejat e tyre personale për shëndetin.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *