• |
ide | kryesore

Ermal Meta bëhet baba për herë të parë

Paparazzi, Slider


Këngëtari i njohur Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga vetë artisti,  përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, madje as zemra, 19.06.2024”, shkruan ai.

 

Meta ka zgjedhur që të mbajë jetën private larg vëmendjes  dhe vetëm në muajin prill ai njoftoi se do të bëhej prind i një vajze, së cilës i kushtoi albumin “Buona Fortuna” .

Në foton me një pulovër të bardhë, ai kishte shkruar:

“Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi nuk mund të bëjmë dot pa ty. Të presim thesar i vogël. Mami dhe babi”, shkroi ai në një foto me një pulovër të bardhë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *