• |
ide | kryesore

Kevin Costner flet për mosmarrëveshjen me familjen mbretërore

Paparazzi, Slider


Kevin Costner ishte në mosmarrëveshje me familjen mbretërore britanike në vitet 1990.

Gjatë intervistës së tij në “The Howard Stern Show” të martën, fituesi i Oskarit konfirmoi se një vazhdim i filmit të tij hit të vitit 1992 “The Bodyguard” me Whitney Houston ishte në punë me Princeshën Diana.

Megjithatë, vdekja e Dianës në verën e vitit 1997 bëri që projekti të anulohej – dhe Costner më pas u përball me zemërimin e familjes mbretërore, të cilët nuk besonin se princesha ishte e gatshme të bënte një film hollivudian.

“Kur Diana ndërroi jetë, rreth një vit më vonë doli se isha duke përgatitur ‘Bodyguard 2’ me të. Dhe ajo që ndodhi ishte, familja mbretërore mu kthye kundër,” kujton ai. “Si, “Jo, kjo nuk është e vërtetë.” Dhe në fakt u bë disi e shëmtuar,” vazhdoi Costner. “Fillimisht vendosa të mos reagoj. Por thjesht bëhej gjithnjë e më e shëmtuar.”

Aktori i “Yellowstone” sjtoi se ai përfundoi duke kontaktuar Sarah Ferguson, Dukeshën e Jorkut, e cila fillimisht e lidhi Costner me Dianën dhe kërkoi ndihmën e saj.

Më në fund telefonova Sarën dhe i thashë, ‘Sara, duhet të më tregosh se kush e ka nisur gjithë këtë gjë duke më akuzuar. Ajo shkon, “Jo, jo, jo, Kev, ti nuk dëshiron të flasësh me ta.” Por unë fola ( me familjen mbretërore) dhe u thashë: Dëgjoni kjo gjë duhet të ndalojë sepse gjithçka që kam thënë është e vërtetë. Dhe nëse nuk ndaloni, unë nuk do të hesht më.”

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *