• |
ide | kryesore

Skenarët/ Cilat janë shanset që të kualifikohet më tej Shqipëria

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqipëria


Shqipëria barazoi 2-2 ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Kroacisë dhe me 1 pikë të marrë gjendet në vendin e tretë në Grupin B të Europianit. Kuqezinjtë lënë pas kroatët për shkak të golavarazhit më të mirë.

Vlen të thuhet se barazimi i Shqipërisë me Kroacinë ishte një “dhuratë” për Italinë që mbetet në vendin e dytë dhe mban poshtë saj kroatët, kundërshtarët e fundit të skuadrës së Spalleti. 

Në pritje edhe të ndeshjes mes dy “superfuqive”, Italisë dhe Spanjës mbrëmjen e së enjtes të gjithë kanë nisur të bëjnë llogaritë se si mund të kualifikohet Shqipëria.

Për të marrë vendin e dytë në grup është shumë e vështirë pasi përveç fitores ndaj Spanjës në ndeshjen e fundit të 24 qershorit duhet që Italia të humbë thellë ndaj Spanjës dhe Kroacia të fitojë minimalisht ndaj axurrëve.

Skenar i komplikuar. Ndaj, Shqipëria duhet të synojë kalimin më tej nëpërmjet 4 vendeve të treta më të mira që do të dalin nga 6 grupet.

Momentalisht Shqipëria mban vendin e dytë në listën e vendeve të treta më të mira, pas Sllovenisë. Megjithatë skuadra e Sylvinho ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera dhe do të duhet të pritet si do të shkojnë rezultatet edhe në grupet e tjera. Kuptohet se do të na duhej një mrekulli ndaj Spanjës.

Një fitore e kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë. Një barazim me “furinë e kuqe” do të na çonte në kuotën e 2 pikëve, por për të qëndruar në vendin e tretë do të duhej një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë. Megjithatë me 2 pikë do të jetë e vështirë për të shkuar më tej dhe vlerë do të marrë golavarazhi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dy bileta për Hamburg/ Begaj dhe Balla sajojnë vizita shtetërore në Gjermani


2 Comments

    1. keta amatoret festonin barazimin qe si hyn ne pune as dreqit…..nderkohe sa here ka dituata per gol kerkojne lavdine personale oa pike altruizmi,ne italine ziheshin kush do gjuante encet………varikarsav

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *