• |
ide | kryesore

Video/ Musiala e Gundogan dërgojnë Gjermaninë në 1/8 mes polemikave: Hungaria gati jashtë

Sport, Video
Musiala


Gjermania mposhti 2-0 Hungarinë në ndeshjen e dytë të grupit A, të Euro 2024, duke u kualifikuar në fazën e 1/8. Në MHPArena në Shtutgart, të besuarit e trajnerit Nagelsmann u konfirmuan si të pamposhtur pavarësisht disa vështirësive, me një gol në secilën pjesë që largoi frikën. Në minutën e 22’ Musiala kaloi në epërsi vendasit mes protestave të hungarezëve. Pretendohet një shtyrje ndaj Orban, e pa thërritur nga VAR. Në pjesën e dytë kapiteni Gundogan (67′) shënoi golin e dytë, që fundosi magjarët që janë me një këmbë e gjysmë jashtë kampionatit evropian. Për Gjermaninë kalimi në fazën me eliminim direkt është punë e përfunduar, ndeshja e fundit vetëm do të tregojë cilin pozicion do të ketë (kundër Zvicrës), me gjermanët që kanë pikë të plota dhe kryesojnë grupin.

Lexo më tej: Gjermania, Füllkrug i thyen dorën tifozit: “E këndova himnin në barrelë”

Gjermania e Julian Nagelsmann shënoi dy gola kundër Hungarisë dhe kaloi në 16 më të mirat e kontinentit. Teksa presin të përcaktojnë se kush do të jetë i pari në grup – në orën 21:00 do të luhet ndeshja Zvicër-Skoci – gjermanët hoqën qafe të besuarit e Marco Rossi me një rezultat të pastër 2-0. Musiala shënoi në pjesën e parë (’22), në golin e dytë në Kampionatin Evropian, dhe Gundogan shënoi në pjesën e dytë (’67). Një ndeshje thuajse pa histori, përveç një goditjeje me kokë të Barnabas Varga në pjesën e dytë që bëri të dridhej Neuer. Për pjesën tjetër, “Mannschaft” vuajti pak. Në ndeshjen e fundit të grupit, më 23 qershor në Frankfurt, do të përballen me Zvicrën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *