• |
ide | kryesore

Ashanti dhe Nelly i japin fund beqarisë

Paparazzi, Slider


Ashanti dhe Nelly janë të martuar  prej gjashtë muajsh, sipas të dhënave publike në Misuri.

Data e martesës është renditur si 27 dhjetor 2023 në qytetin e lindjes së Nelly-t në St. Louis County, Missouri. TMZ ishte i pari që raportoi se këngëtarja dhe reperi  – të cilët aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku dhe shpallën fejesën e tyre në prill – në fakt janë martuar prej muajsh.

ET kohët e fundit foli ekskluzivisht me aktoren e John Tucker Must Die për të gjitha gjërat emocionuese që po ndodhin në jetën e tyre, duke përfshirë planifikimin e dasmës  dhe mënyrën se si Nelly i propozoi.

“Ishte thjesht një moment kaq i bukur, intim,” tha ajo për ET, duke shtuar se ndodhi teksa ata po shikonin TV.”

“Unë qava. I dhashë përqafimin dhe puthjen më të madhe ndonjëherë”, përshkroi ajo momentin. “Mora me video call të gjithë që njoh… isha e gëzuar, e befasuar dhe elumtur.”

Ashanti i tha gjithashtu ET se ata planifikojnë që ajo të lindë të voglin e tyre përpara se të zhvillojë një martesë të madhe me familjen dhe miqtë.

Është një moment i gëzuar për çiftin, i cili fillimisht u takua në vitet 2000  por u ndanë në vitin 2013 pas disa vitesh së bashku. Sa i përket rindezjes së romancës së tyre — dyshja u panë për herë të parë së bashku vitin e kaluar./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *