• |
ide | kryesore

Ronaldo Sharka përplaset me konkurrentin e Përputhen

F1, Paparazzi


Një incident i pakëndshëm është regjistruar në studion e emisionit “Përputhen”. Kjo pasi një nga konkurentët ka tentuar të shkojë në poltronin ku qëndronte gazetari, Ronaldo Sharka dhe ta godasë atë.

Gjthçka ka ndodhur pas një përplasje verbale, që Sharka ka pasur me një nga konkurentët, Orjanin. Ky i fundit është çuar nga vendi duke tentuar ta godasë. Video e plotë e emisionit mund të shihet KETU.

Sipas Orjanit, shkak është bërë sjellja arrogante e Sharkës, ndërsa ky i fundit i drejtohet duke buzëqeshur se duhet ta marrë situatën me qetësi.

Në momentin kur debati agravoi, Orjani po fliste me një tjetër konkurent për sedrën e një mashkulli, pikërisht këtu ndërhyn gazetari dhe gjakrat nxehen. Konkurentët ndërhynë që situata të mos acarohej më tej.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *