• |
ide | kryesore

Sot shpallën divorcin/ Si u martuan fshehtas Meta dhe Monika 25 vjet më parë (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në tetor të këtij viti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të mbushnin 26 vjet nga dita kur i thanë “PO” njëri –tjetrit. Ata kurrë nuk kanë dashur të bëjnë të bujshme ditën e dasmës së tyre. Ceremonia e tyre e celebrimit daton në 29 tetor 1998 një një bashki të drejtuar nga kryedemokrati Albert Brojka.

Atëherë Meta ishte zv/kryeministër në qeverinë socialiste të Pandeli Majko, ndërsa Monika Kryemadhi mbante detyrën e kryetares së FRESSH-it. E çuditshme ishte se dëshmitari tjetër, përpos ambasadorit zviceran në Tiranë ishte Erion Braçe. Pjesëmarrës i vetëm në ceremoni ishte edhe ish-këshilltari i Ilir Metës dhe më pas Ministri i Ekonomisë, Mustafa Muçi.

Në fotot më sipër duket Meta duke hedhur firmën e celebrimit.

Në mes majtas është ambasadori zviceran në Tiranë ndërsa djathtas është Muçi dhe Braçe dëshmitarë.

Fotoja teke është Meta duke dalë si i martuar nga dera e gjendjes civile… Për momentin mbetet mister arsyeja që çoi në divorcin e tyre pas më se çerekshekulli. ©Lapsi.al

FOTOT/ Kur Ilir Meta dhe Monika martoheshin në Bashki dhe Erjon Braçe ishte dëshmitar - Politika

LEXO EDHE: E BUJSHME/ Ilir Meta deklaron divorcin me Monika Kryemadhin

Si Monika e paralajmëroi 2 muaj më parë divorcin me Metën


4 Comments

  1. Ne keto foto Meta duket me simpatik kurse Monika si shurre. Tani Monika me opetacione e ka marr veten kurse Meta eshte ber si Golum te Lord of Rings.

  2. 1–Teatër për të tymosur opinionin dhe
    2–SPAKU/në
    3–,për të shpëtuar një pjesë të pasurisë nga sekuestrimi.
    Durim Bami dote jetë
    – çelesi i fundosjes jo vetëm të tij,po dhe shumë tjerve
    –Eshte shumë i zgjuar po lot budallain,,!?
    –Like Floriri i Saliut,nuk është budalla o njerzë,,!?

  3. 1–Teatër për të tymosur opinionin dhe
    2–SPAKU/në
    3–,për të shpëtuar një pjesë të pasurisë nga sekuestrimi.
    Durim Bami dote jetë
    – çelesi i fundosjes jo vetëm të tij,po dhe shumë tjerve
    –Eshte shumë i zgjuar po lot budallain,,!?
    –Like Floriri i Saliut,nuk është budalla o njerzë,,!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *