• |
ide | kryesore

I dënuar për trafik drøge, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia


Një 24-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 10”. I akuzuar nga Gjykata e Tiranës, për prodhim dhe shitje narkotikësh, kapet në Durrës dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin: A. B. alias A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” , njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *