• |
ide | kryesore

Ish-partneri i Adriana Matoshit i jep fund beqarisë

Paparazzi, Slider


Keith Groeneveld i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti afrikan është martuar me partneren e tij në një ceremoni, rreth dy muaj pasi i propozoi për martesë.

Ai ka publikuar foto nga ceremonia, ku bashkëshortja e tij ka zgjedhur një fustan të bardhë elegant, ndërsa Keith kostum ngjyrë gri.

“Dasma, pjesa e parë”, shkruan 24-vjeçari, krahas imazheve nga ceremonia e kurorëzimit.

Në një postim në rrjetet sociale në fillim të muajit prill, futbollisti afrikan tregoi se i kishte propozuar për martesë partneres së tij.

“Ajo tha ‘Po’”, shkroi futbollisti, krahas imazhe ku tregoi edhe unazën me të cilën i propozoi.

Kujtojmë që futbollisti dhe deputetja Adriana Matoshi i dhanë fund lidhjes së tyre rreth dy vite më parë.

Ka qenë Keith Groeneveld, i cili fillimisht ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Adriana Matoshin, duke zbuluar se ishin ndarë.

Ai reagoi lidhur me ndarjen duke uruar shumë që aktorja ta kalonte sa më lehtë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *