• |
ide | kryesore

Kërkohet me ngulm ekstradimi i Durim Bamit, rivali i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka

Arkiva, Lajme, Të fundit


Rivali i Arben Ndokës, ish-deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Durim Bami është lokalizuar menjëherë sapo u arratis nga Shqipëria. Ai është në Emiratet e Bashkuara Arabe, është arrestuar atje dhe kërkohet me ngulm të ekstradohet nga qeveria shqiptare.

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga arrestimi i tij, që u njoftua përmes Interpol Abu DaBIT, SPAK bëhet me dije se i përcolli shkresat Ministrisë së Drejtësisë, si institucioni kompetent që kryen përkthimin e dosjes dhe u jep rrugë letërporosive.

Bami, cili rezultoi se ishte i shumëkërkuar edhe nga grupet kriminale që ofronin 1 milion euro për jetën e tij, dyshohet se u përpoq të vriste ish deputetin Arben Ndoka, Tori Xheçukën dhe Erigers Migasin.

Ndërkohë, ai kultivonte drogë i mbështetur nga një ish-oficer i RENEA-s. Ekstradimi nga Dubai mbetet një mision i pamundur, por Shqipëria shpreson ta sjellë Bamin përmes marrëdhënies reciproke me Abu Dabin, ku të dyja vendet kanë shkëmbyer persona të kërkuar.


3 Comments

  1. Ky lajm eshte faike !
    Banda ne pushtet po na thoni se kerkon te haje antaret e saj ?!
    Ky krimineli eshte mik i edi rames,ka krijuar raporte me te nepermjet Sajmir Tahirit,eshte krahu i krimit elektoral te Partise Socialiste !!!!
    Lajm Faike dhe ju te Lapsit,rrini e rrini e hani mut shpesh here ne shperndarjen e lajmeve dezinformuese te qeverise se droges,plaçkes,vjedhjes e krimit !
    Ju lutem mos i sherbeni regjimit se na shkerrmoqet nga trute,boll o njerez me kete menxyre kriminale qe drejton shqiperine se e moret ne qafe kete vend !Boll.

  2. “I kanë bërë vilat me kursimet nga rroga.

    Me 800 euro rrogë, kanë kursyer dhe kanë bërë këto vila që kushtojnë 6 apo 7 milionë euro”, thotë Berat Buzhala me ironi, ndërsa gazetari që e shoqëronte mbeti i habitur.

    Habi që nuk u shfaq vite më parë nga gazetarja Sonila Meço, e cila hyri brenda vilës së Ilir Metës për të marrë në intervistë Monika Kryemadhin.Beni nje shkrim dhe per ish deputetin e pd se jalihut Pal Dajci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *