• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Ilir Meta deklaron divorcin me Monika Kryemadhin

Arkiva, Lajme, Të fundit
meta


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fortë në intervistën e sotme në Çim Peka Live në SYRI TV përsa i përket marrëdhënies së tij me Monika Kryemadhin. Pyetjes së Pekës, se si mund të bindi anëtarësinë dhe publikun se SPAK është i kapur nga Rama, kur nuk bind dot bashkëshorten e tij, Meta u shpreh se për shkak të kësaj deklarate zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë. 

“Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje” – tha Meta

Këtë të enjte Meta konfirmoi publikisht se kishte bërë gati letrat e divorcit me Monikën. Edhe pse të njohur që në rininë e tyre ata rezultojnë të martuar që nga 29 tetori i 1998. Të dy kanë 2 vajzat, Borën dhe Erën dhe një djalë, Besarin. Kohët e fundit ata kanë shpesh në dyer e SPAK pasi të dy janë nën hetim nga kjo prokurori. Për Kryemadhin po verifikohen disa kontrata lobimi për LSI-në ndërsa për Metën roli i tij në çështjen Cez-DIA. Për të dy po kryhet edhe verifikimi i pasurisë. ©LAPSI.al

 


4 Comments

  1. Langaraq, legen, mashkul kurve, pse te gjitha vjedhjet dhe poshtersite a nuk i keni bere sebashku?! Ju jeni nje binom i pandashem, jeni ne simbioze sic jane breket me m*t me b*then e palare. Pastaj c’pune ke ti me ate djalin qe ke njoftuar, o langaraq, ti e din fare mire, ta ka thene edhe ne mbledhje te qeverise, Fatos Nano, se ai eshte i biri i Gjergj Kojes, ti per te je max. njerku dhe KAQ!

  2. Aspak mire nuk paska bere Ilir Meta
    Megjithate, duhet pasur kujdes nga Likja keto kohe.
    Do mundohet qe te gjeje fajtore per situaten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *