• |
ide | kryesore

Meta jep arsyet e divorcit me Monikën: Nuk më bëri asnjë telefonatë

Arkiva, Lajme, Të fundit
meta


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi këtë të enjte lajmin më të bujshëm të kësaj vetë, divorcin e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi pas 25 vitesh martesë që sollën 3 fëmijë.

“Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin-tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje” – tha Meta në një intervistë në Syri TV.

Ai është përpjekur të japë edhe shpjegime për arsyet që e çuan në një vendim të tillë. Meta thotë se shkak për krisjen u bënë përplasjet politike.

“E para, unë e mendoj se ajo është e pafajshme. E dyta, Batoni (Haxhiu) më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit se “kam menduar se do ta ndaje që kur lanë mandatet”. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar.

Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon. Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha.

Pas zgjedhjes time të sforcuar si President, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën. Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës.

Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon. Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë” – tha Ilir Meta në Syri TV. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Si Monika e paralajmëroi 2 muaj më parë divorcin me Metën


6 Comments

  1. Mmm e kujt i plasi k**. Na keni rehat me teatrot e ketyre “politikaneve”. Kemi femije per te rritur dhe nuk e kemi mendjen tek perrallat me idiote

    1. Ky qënka frigacakë i tmershëm. Veç për shpëtuar psuritë ështe gati të mohonë kë do në kohen e Enver Terroristi njerzit kanë shkruarë para plumbit, dhe nuke i kanë ra hasha familjës, kombit dhe as fesë siç kanë qënë priftrin katolik. Ti nukë qënke burrë.

  2. “E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar.”

    Atëherë bën mirë që i lanë mandatet! Mos e dinte njeri atëherë se Basha ishte tradhtar?! Nëse ti e dije, duhej të flisje publikisht dhe shumë keq nëse nuk fole! Llogaritë të dolën keq.

    Me pehlivanlleqe politike nuk ecet në moçalin e qelbur që kanë bërë mafiozet komunistë në vend o Ilir, si ti si doktori humbët. Tani zgjidhja do vi nga diku tjetër, që asnjëri prej jush s’ja ka haberin.

    U nxitove Ilir me këtë divorc.

  3. Po me uren c”paten, tha
    Po ju te dy c’ju gjeti, ishit mire e bukur
    Me qiri ta kish kerkuar Rama percarjen e LSI zgjidhje si kjo skish gjet kurr

  4. Ishit nga familjet me stabel, te dy konservator, kish gjet tenxherja kapakun…
    Me duket me moshe u bete te dy tenxhere ndaj spuqeni dot me.
    Sa per mandatet Monika ka gjujt n’cizme Ramen mes parlamentit para se te digjeshin mandatet, aq keq ishte gjendja. Ilir Meta nji kokderr i ulet. Vajti percau PS e Nanos ne 2005, e nxorri Berishen e vdekur nga varri (1997) e rilindi e beri fitues Mortjen e Vicidolit.
    E zun hakat tona. Ashtu posht e pafshim per poshtersit e bera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *