• |
ide | kryesore

Video/ Jovic shpëton Serbinë në minutën e 95′: barazim in-extremis me Slloveninë

Sport, Video
Jovic


Në ndeshjen e dytë të Grupit C të Euro 2024 Sllovenia dhe Serbia barazuan 1-1 dhe vazhdojnë të mbajnë gjithçka të hapur për fazën me kualifikim direkt. Në Allianz Arena, ritëm i lartë, shumë mundësi dhe një finale për zemrat e forta. Në pjesën e parë, në njërën anë Vlahovic dhe Mitrovic provuan reflekset e Oblaku, në anën tjetër Sesko humbi finalizimin pas një shtylle të Elsnik. Në pjesën e dytë ishte Serbia ajo që sulmoi me më shumë bindje, por ishte Sllovenia që kaloi në avantazh me Karnicnik (69′). Një gol të cilit, të besuarit e teknikut Stojkovic, pas një traverse të Mitrovic, iu kundërpërgjigjën në minutën e fundit me një goditje me kokë të Jovic (95′) në kohën shtesë.

Lexo më tejVideo/ “Vriti, vriti serbët”: Serbia kërcënon braktisjen e EURO 2024, për koret e shqiptarëve e kroatëve

Ndeshja mes ish-republikave të Jugosllavisë përfundoi me një barazim të jashtëzakonshëm, me golin e lojtarit të Milan, Jovic që siguroi 1-1 përfundimtar, në minutën e pestë të kohës shtesë. Një tjetër zhgënjim për Vlahovic: pa gola e nën ton edhe në ndeshjen e dytë të kombëtares së tij në Euro 2024 dhe i zëvendësuar pas një ore lojë. Sulmuesi i Juventus e pa nga pankina sesi kombëtarja e tij shpëtoi në shtesë nga humbja, pasi Sllovenia kishte kaluar në epërsi me Karnicnik në minutën e 69′. Sllovenët për momentin janë të dytët, ndërsa Serbia mbyll renditjen e Grupit C, me Danimarkën e Anglinë që duhet ende të luajnë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *