• |
ide | kryesore

Video/ Nisin taktika anti-Spanjë: pasdite pushimi, Sylvinho lejon kuqezinjtë të takojnë familjarët

Sport, Video
Sylvinho


Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut. Një seancë e vetme dhe pasditja e lirë për të takuar familjarët e tyre. Kështu, nga Qazim Laçi te Strakosha kanë patur mundësinë të kalojnë disa orë me të afërmit e tyre, përpara se të fokusen totalisht te Spanja. Tekniku Sylvinho ka dashur kështu t’i mbajë të qetë e të motivuar lojtarët e tij, përpara ndeshjes së fundit të grupit në Euro 2024.

Sa i përket stërvitjes së zhvilluar në mesditë, skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë. Sylvinho nis kështu zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B ndaj Spanjës. Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike.

Lexo më tej: Video/ Gjasula barazoi në minutën e 95′, i vëllai shpërthen në lot: shikoni reagimin e Jurgen

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grupin B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Spanjës më datë 24 mars në stadiumin e Dusseldorfit, në ora 21:00. Aty ku kërkohet një fitore për të arritur kualifikimin për herë të parë në histori në fazën me eliminim direkt të një kompeticioni madhor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *