• |
ide | kryesore

Zbulohet DOKUMENTI/ Kjo është padia e Metës për divorc me Monikën në gjykatë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi këtë të enjte (20 qershor) se ka filluar procedurat e divorcit me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

“Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin-tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje” – tha Meta në një intervistë në Syri TV.

Portali VNA ka publikuar padinë e dorëzuar nga Meta në Gjykatën e Tiranës. Kërkesën e ka bërë vetë ish-Presidenti i Republikës, ndërsa ajo që bie në sy është se Meta ka vënë si adresë banimi, selinë e Partisë së Lirisë.

Meta e njoftoi divorcin në intervistën për emisionin “Çim Peka Live” ku u shpreh se “nuk mund të bindë anëtarësinë dhe publikun se SPAK është i kapur nga Rama, kur nuk bind dot bashkëshorten e tij”. Sipas tij, si shkak i kësaj deklarate Kryemadhi tashmë është ish-bashkëshortja e tij ndërsa ka filluar dhe procedurat ligjore për këtë çështje. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: E BUJSHME/ Ilir Meta deklaron divorcin me Monika Kryemadhin

Si Monika e paralajmëroi 2 muaj më parë divorcin me Metën

Meta jep arsyet e divorcit me Monikën: Nuk më bëri asnjë telefonatë

Sot shpallën divorcin/ Si u martuan fshehtas Meta dhe Monika 25 vjet më parë (FOTO)


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *