• |
ide | kryesore

Ben Affleck tregon pse del gjithmonë i mërzitur nëpër foto

Paparazzi, Slider


Ben Affleck ka reaguar rreth një perceptimi që publiku ka për qëndrimin e tij të zemëruar në fotot e paparacëve.

“Unë jam pak i turpshëm,” i tha Ben, prezantuesit Kevin Hart gjatë sezonit të katërt të “Peacock’s Hart to Heart”. “Por, mua gjithashtu nuk më pëlqen shumë vëmendja. Kjo është arsyeja pse njerëzit më shohin dhe më thonë: “Pse ky tipi është gjithmonë i mërzitur?”. Sepse dikush del para meje dhe më përplas kamerën në fytyrë për të më bërë foto,” shtoi aktori.

Por, ka edhe një tjetër arsye pse ai shfaqet i mërzitur nëpër fotot e paparacëve. Ben kërkon që të mbrojë me çdo kusht familjen, e sidomos fëmijët që ai ka me ish-partneren Jennifer Garner, Violet, Seraphina dhe Samuel, si edhe dy binjakët e Jennifer Lopez Max dhe Emme.

Kjo situatë më ndodh edhe kur jam me fëmijët e mi dhe paparacët më bëjnë foto,” vijoi Ben. “Në fakt, unë nuk e dua këtë gjë. Njerëzit mund të më bëjnë foto kur jam në një club, në një premierë filmi, me gruan time duke ecur, por jo kudo”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *