• |
ide | kryesore

Daku kërkon ndjesë për koret pas ndeshjes me Kroacinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
uefa daku


Mirlind Daku u shndërrua në protagonist negativ, teksa pas ndeshjes ndaj Kroacisë përdori ofendime ndaj serbëve dhe maqedonasve. Sulmuesi kuqezi e ka kuptuar gabimin, duke u kërkuar falje tifozëve.

“Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku”  -thuhet në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Më herët UEFA njoftoi zyrtarisht se kishte nisur një hetim ndaj tij për thirrjet raciste kundër maqedonasve në fund të ndeshjes me Kroacinë. Për këto deklarata është ankuar edhe Federata e Futbollit të RMV-së.  ©LAPSi.al

LEXO EDHE: ZYRTARE/ UEFA nis hetimet për Dakun dhe thirrjet anti-serbe të tifozëve shqiptarë dhe kroatë


5 Comments

  1. E mytën me gjoba Shqipërinë!!
    Këtej krenohemi për një sjellje të shkëlqyeshme por fakti tregon që po dalim shpesh nga ato rregulla njerëzore e të sanksionuara nga qeveritë e futbollit ndërkombëtar. 37 mijë u dënuan me Italinë dhe tani disa mijëra euro të tjera!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *