• |
ide | kryesore

Kreshnik Leka, medalje ari në peshëngritje; kampioni durrsak triumfon në Masters në Norvegji

Sport
Leka


Peshëngritësi shqiptar Kreshnik Leka ka arritur një rezultat historik në Norvegji duke marrë medalje ari në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Haugesund. “Në Kampionatin Europian marrin pjesë sportistët më të mirë dhe sigurisht që konkurrenca ishte e madhe. Jam shumë i lumtur që fitova këtë medalje ari. Është krenari e madhe që himni i Shqipërisë të luhej në këtë Europian”.

Peshëngritësi durrsak, që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, zhvilloi një garë të shkëlqyer duke i realizuar me sukses të tria provat, si në shkëputje ashtu edhe në shtytje. Leka, ngriti 113 kg në shkëputje, 135 kg në shtytje, ndërsa në dygarësh në total shkoi në 248 kg duke marrë një rezultat fantastik.

Lexo më shumëSkandali i dopingut dhe turizmi familjar me fondet e FSHP-së: Qerimaj akuzon, Gjoza replikon: “I shpifur”

E megjithatë, Leka ngre edhe një problematikë, që në fakt nuk është e re në sportin shqiptar: “Jam me fat që kam sponsor, sepse ndryshe do të ishte e pamundur pjesëmarrja ime në këtë aktivitet. Shteti duhet ta kthejë vëmendjen nga atletët veteranë në çdo lloj sporti. Për arritjet ndërkombëtare duhet të vendoset një shpërblim, qoftë dhe modest – tha drejtori i Klubit Shumësportësh “Teuta” -. Ka shumë atletë masters në Shqipëri, që duan të tregojnë veten në arenën ndërkombëtare, por nuk ka një ligj, që veteranët të shpërblehen nëse arrijnë në zonën e medaljeve” e mbylli Kreshnik Leka, pasi mori medalje ari në Europianin Masters të Peshëngritjes në Norvegji.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *