• |
ide | kryesore

Turqia “pushtohet” ng zjarret, humbin jetën 5 persona

Lajme, Të fundit


Pesë persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga zjarret në pyje që u përhapën në fshatrat në juglindje të Turqisë. Lajmin e viktimave e njoftoi sot ministri i shëndetësisë.

“Kishte pesë të vdekur dhe 44 të plagosur, 10 prej tyre me plagë të rënda”, në dy zonat afër Mardinit, shkruan ministri Fahrettin Koca në X.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan një zjarr gjigant që ndez qiellin dhe re të mëdha tymi. Katër ekipe të shërbimeve të urgjencës dhe 35 autoambulanca janë në vendngjarje, shpjegoi Kotza.

Zjarri shpërtheu dje, të enjten në mbrëmje, në një zonë që ndodhet rreth tridhjetë kilometra në jug të Dijarbakirit dhe u përhap shpejt për shkak të erërave të forta, duke prekur pesë fshatra, tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya.

“Fatkeqësisht humbën jetën tre banorë të rrethit Dijarbakır dhe dy të rrethit të Mardinit”, tha ky i fundit përmes X.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *