• |
ide | kryesore

Vjedhje me paruke gruaje, kërkohen 8 vjet burg për vëllain e Antonio Cassano

Sport
Cassano


Prokuroria e Barit ka kërkuar 8 vite burg për Giovanni Cassano, gjysmëvëllai i ish-futbollistit Antonio, i cili u arrestua në janar bashkë me shtatë persona të tjerë me akuzën e organizimit kriminal. 52-vjeçari ka qenë promotori i një bande të dedikuar për vjedhje makinash dhe grabitje banesash, e cila mësohet se ka kryer të paktën 20 goditje mes Barit dhe provincave në vitet e fundit. Shumë nga këto sulme, sipas rikonstruksioneve të hetuesve, kanë ndodhur teksa mbanin paruke femrash për të mos u njohur.

Prokurorët kërkuan gjithashtu një dënim me 4 vjet e 8 muaj për djalin e Giovanni Cassano, Gennaro, Michele Sciacqua, Dario Novelli dhe Giuseppe Armenise, të gjithë që besohet se ishin pjesëmarrës në grupim.

Lexo më tejGrabiste apartamente, ishte kryetari i bandës: arrestohet vëllai i Antonio Cassano

Sipas prokurorisë, anëtarët e bandës i ndiqnin viktimat për të kuptuar zakonet e tyre dhe për të përcaktuar se kur duhet të vepronin. Shumica e veprimeve kriminale kishin ndodhur kur viktimat ishin jashtë shtëpisë. Por një grabitje është kryer me qiramarrësit të pranishëm, të mbajtur peng dhe të kërcënuar për të kryer grabitjen.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *