• |
ide | kryesore

Vlorë, shpërthen bombola e gazit në një shtëpi, plagoset 62-vjeçarja

Arkiva, Lajme, Të fundit


Shpërthen aksidentalisht bombola e gazit në shtëpinë e një 62-vjeçareje në Vlorë. Mësohet se 62-vjeçarja R.C është dëmtuar lehtë dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të incidentit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *