• |
ide | kryesore

Zbulohen skemat, si u vodhën fondet e IPARD në Shqipëri

Arkiva, Kryesore, Lajme


Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e njohur ndryshe si OLAF ka publikuar një përmbledhje të punës gjatë vitit 2023, ku një hapësirë e veçantë i është kushtuar hetimit në Shqipëri, për abuzimet me fondet e IPARD.

Vitin e kaluar, me rekomandimin e OLAF u ndërprenë qindra miliona euro ndihma për fermerët shqiptarë nga programi IPARD 3, pas një hetimi mbi abuzimet e AZHBR, për të cilat u akuzua ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Pasi doli skandali, Krifca u shkarkua si ministre, ndërsa Nisma Thurje dorëzoi një kallëzim për të në SPAK.

Në pasqyrën e punës që ka publikuar OLAF bëhet me dije se materialet që u gjetën nga hetuesit e Bashkimit Europian iu dorëzuan prokurorisë shqiptare. “Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë” thuhet në raportim.

Në pasqyrën që ka publikuar për rastin e abuzimeve në Shqipëri, OLAF raporton se “hetoi akuza serioze që përfshinin keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri.

Një pretendim ishte se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë e konsulencës të ‘përzgjedhura paraprakisht’, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet.

Si vidheshin fondet e ndihmës për fermerët

Në pasqyrën e punës së OLAF për vitin 2023, përmendet AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, të cilët kanë kryer parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve. OLAF gjeti disa mënyra se si funksiononte korrupsioni me fondet e BE.

  1. Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;
  2. Kontratat që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);
  3. Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.
  4. Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II 33 milionë euro, si të papërshtatshme.

Në përfundim të hetimit, OLAF rekomandoi më tej që BE të anulojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Reagimi i qeverisë Rama

Ndërsa hetimet rezultuan me anulimin e qindra miliona eurove ndihma për Shqipërinë, qeveria shqiptare pati një reagim halucinant kur shpërtheu skandali.

Ministrja e Bujqësisë në detyrë Frida Krifca u përpoq ta shuajë zhurmën në media duke i quajtur “normale” procedurat e hetimit për korrupsion duke thënë se “programi vazhdon”, ndërkohë që Bashkimi Europian konfirmonte se fondet ishin pezulluar.

“Keto janë procedura normale të Bashkimit Europian,-shprehej Krifca,- në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”.

Lexo edhe: Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

Lexo edhe: Eksportet bujqësore / Bllofon Rama apo e ka gënjyer Krifca?

Të gjithë strukturat shqiptare janë në bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OLAF dhe DG AGRI duke ofruar transparencë të plotë” shprehej ish-Ministrja e Bujqësisë. Por kuptohet se reagimi në fjalë ishte sa për të larë gojën në kushtet kur Bashkimi Europian i kishte kapur zyrtarët shqiptarë me duart në thesin e parave të taksapaguesve europianë. Disa muaj më pas, Frida Krifca u largua nga qeveria, ndërsa dosja duket se është arkivuar në prokurori./Lapsi.al


27 Comments

  1. Ka mor muti ere me kohe tek kjo qeveri. Puna eshte kush do te nai zgjidhe keto halle? Na iku edhe Basha…

    1. Shkrim koti.
      Kaq i dinim të gjithë ne. Kush nuk i dinte?
      Bile ne dim akoma më shumë se si bëhet vjedhja e fondeve.
      Gjithë ai shkrim dhe asnjë fjalë, se kush i vjedh paratë.

  2. Pse nuk e dinim ne ça muti ishte Feçorri? Nuk e dinim ne se per te marre fondin duhet te paguaje 30% te vleres? Dhe pastaj firma e konsulences frynte çmimin se pare te Evropes ishin? Po qe shoket e partise ishin sekseret qe te zgjidhnin hallin nuk e dinim ne?E dinim por kjo eshte Shqiperia qe duam. Qenefistan.

    1. E megjithatë, i pandehuri është vetë SPAK! ‘Mospandehmat’ e veta e akuzojnë!
      Nga Gent Strazimiri – 09:53, 22/06/2024

      SPAK ka marrë të pandehur Ilir Beqajn sepse, me të drejtë pandeh që zëvendësministri i tij nuk e ka bërë me kokën e vet mega-vjedhjen me sterilizimin apo me check-up!

      Mirëpo SPAK nuk guxon “të pandehë”, se mos ndoshta edhe zëvendësi i Ramës, Arben Ahmetaj, nuk e ka bërë me kokë të vet edhe më “mega” vjedhjen me inceneratorët…?!)

      Nëse SPAK do guxonte të pandehte njësoj si për Beqajn, Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit, të paktën do ishte thirrur si “person që ka dijeni për faktet”, se për ta arrestuar apo për ta marrë të pandehur nuk bëhet fjalë…

      SPAK po ashtu “nuk pandeh” që drejtorët e “5D”, vjedhjen ta kenë bërë nën drejtimin e Erjon Veliajt, megjithëse ka në dorë komunikimet mes tyre në chat-in e krijuar posaçërisht për këtë punë.

      Për shkak të kësaj “mospandehme”, ndryshe nga Beqaj, refuzon ta marrë të pandehur edhe Erjon Veliajn, e jo më ta arrestojë.

      SPAK ka marrë të pandehur Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, sepse pandeh se kanë vjedhur paratë me të cilat duhej të ndërtoheshin incenerarorët.

      Mirëpo SPAK “nuk pandeh” se duhet arrestuar Erion Veliaj ose të paktën të merret “i pandehur” si Beqaj, megjithëse gjithçka nisi me kërkesën e tij, megjithëse ende u paguan çdo ditë paret, megjithëse përfiton prej tyre…

      I njëjti SPAK ka vendosur nën arrest të papandehurin edhe prej tij vetë, Sali Berishën, akuzuesin e “të mospandehurve” të mësipërm.

      Në thelb, SPAK pandeh se Sali Berisha “Programin elektoral të PD” në vitin 2005 e ka bërë për të favorizuar dhëndrin e tij (?!), pavarësisht se prej programit në fjalë përfituan mbi 1 milion shqiptarë që e rivotuan edhe në 2009… (?!)

      Duke pandehur kështu, SPAK vazhdon të kërkojë “arrest” për Sali Berishën, por “të pandehur” nuk e merr…

      Nuk ka ende asnjë element për ta marrë zyrtarisht nën akuzë, megjithëse ka 4 vjet që heton çdo familjar dhe çdo njeri me lidhje me Sali Berishën, nga djepi në varr.

      Kësisoj, bilanci i deritanishëm i SPAK është një tërësi “mospandehmash” për të mos arrestuar keqbërësit, të pandehurit e mirënjohur publikisht… dhe vetëm 1 arrest për një të papandehur, pa akuzë, Sali Berisha, i cili është edhe denoncuesi i parë e më i vendosur i “të mospandehurve” të SPAK …

      “Mospandehmat” për keqbërësit e mësipërm që ende janë në liri dhe vazhdojnë keqbërjen, e bëjnë SPAK të pandehurin kryesor, mes atyre që vazhdojnë të vjedhin!

      SPAK është i pandehuri kryesor i kësaj situate, tashmë si element kriminogjen aktiv në mbështetje të korrupsionit, me qëllim, plan dhe llogari politike.

      Si çdo i pandehur edhe secili prej “spakistëve”, në mos sot, nesër do shkojë aty ku e ka vendin, sepse një ditë dikush do ketë guximin të pandehë që “mospandehmat” e deritanishme të SPAK janë vepër penale madje nga më të rëndat kundër Republikës.

      “Aktiviteti diplomatik” nuk i mbron dot nga fati që vetë kanë zgjedhur, sepse sado “lart” që të mbërrijnë me shtrëngime duarsh, më “lart” se Saimir Tahiri nuk mbërrijnë dot…

      Se sa e ruajti “aktiviteti diplomatik”, “mbrojtja”, “paprekshmëria”, “përkrahja” e “mbështetja e partnerëve” Saimir Tahirin, ajo tashmë dihet…

      Se sa e vret më mendjen ky popull për “përkrahjen diplomatike” apo “mbështetjen e partnerëve”, le të pyesin Lulin…

      Kaq!

      1. Kaq? Joo!
        Po ne që jemi brekë grisur, pse nuk kemi vila?
        Kur të vijë në pushtet partia jonë, të gjithë ne do të kemi vila.
        Sepse: – Të pabrekë na gjeti mëngjezi,
        Milionerë, do na gjejë darka!

  3. Shikoni fermeret e Maqedonise se cfare organizimi dhe cfare mjetesh kane, pasi i ndihmon shteti. Kurse ketu fondet Azhbr, jo vetem qe nuk i merr fermeri , por i shoerndajne me ndertu resorte ne bregdet

    1. po me po, por edhe ne Maqedoni nuk sheh fermere me Mercedes ML tek pragu i shtepise..Osht bo muti mullar. E kane dhi te gjithe!

    2. Po mire e ke po fermeret e Maqedonise nuk jane dele po ja nxjerrin syt vendit qeverise. Ketu te ne raki dhe thashetheme gjith diten

  4. Po dhe keto te OLAF, 2 vjet per te dale me nje raport konkluzionet e te cilit I dine gjithe Fermerer e Shqiperise!!!!
    Po te gjithe e dinin skemen e Studios se Konsulences…madje kot ia mbani emrin…Reni Ashiku quhet konsulenti/sekser…hajdut bankash e hajdut fondesh.
    A do marrin ndonje hap te mëtejshem eshte pyetja apo do quhet e mbyllur puna me kete raportin?

    1. Rilindja do vjedhi e do i vjedhi sepse eshte i sigurt qe delet do e votojn prap…! Fap fap fap fap,ju qe rama ju pengon ku do ankoheni…europa e don,Mcgonogali po ashtu,nese zoti e merr …!?perndryshe do jete ma gjate se xhaxhi .?

      1. Popo si bejne keta po30 miljon euro jan nuk jan 3 miljard su be qameti po keshtu jeni ju sulmoni njeri tjetrin dhe thoni pastaj nuk behemi po nuk vodhe edhe buk nuk ha dot.

  5. Ku eshte Edi Rama ka droge,korrupsion,vjedhje,grabitje,bjrg opozites,pengmarrje e nje tufe mjeranesh qe bejne suportin e tij ne media me plaçka nga pasuria kombetare,Edi Rama do pesoah keq fare je i marre fund,jep doreheqjen bashkohu me grupin e Durim Bamit ne Dubai,ose Ndokes dhe ik bashke me PS-ne ne te semes.

  6. tentativë e SPAK, ka krijuar një reaksion të tmerrshëm propagandistik e mediatik, ku analistë e politikanë, çirren pa fre në panelet televizive për “maskarenjtë prokurorë” që po shkelin të drejtat e njeriut.

    Në mediat që paguhen me paratë e dinastive të Lalzit kemi parë prej vitesh emisione modelesh luksoze, reportazhe për interior sheikësh arabë nga bregdeti i Lalzit, ku banja kishte aq shumë, sa mund të shkonte edhe një felin me emër rus. Sa kane abuzuar keta,muli i salihut ne nje vit minister ka vjedhur nga fondet e buxhetit per nje vit minister,pa llogaritur dhe transportin qe min e mulit te salihut i bente droges ne Lazaratin e salihut

    1. Ta qift krejt Lazarati familjen,fol per temen e Salen,ky ka hup zgjedhjet qe tri mandate udheheq ripjerdhja,nese shkon ne qeveriit e kalume mos harro fatos nanosin,ku jeton dhe ma qka merret ne austri,Kazinot i viziton…!!!

  7. njerez qe jan dashamir te Vucicit, armikut me te madh te kombit shqipetar
    smund te jen tjeter, perveq bandit e kriminel. Mjer ju shqipetar qe e keni zgjidh,
    kete impostor tradhtar.

  8. Ka disa ore qe po udhtojme me atobuz nga Begradi, shoferi nuk po ndajon qe te shkoje ne bango edhe pse po dine se eshte nje problem

    1. Mbaje se me shpetoj dhe Enrico stai sereno. Si e deshironi kafen me helm pak a shume ?

      Sic e pata filluar diten sote ne Beograd, nje diagonale ne modelin e demokracise , Amerikano Italiano, Shqiptar, kupon apo jo , e pat nje momente si te thuash reflektimit pas kafes makjato! Mirupafshin gati gati te vjen idea te thuash ne boten tjeter , nje kenge Angleze emocionuese per mua. A njereze te pa fe ? Oh malet e Shqiperise!
      Kjo eshte demokracia qe duan , gati do te thoja degjenerim i vertet i fjales kur perdoret ne keto raste. Sigurisht ka me pas te tjera . Capo battaglia chiama corbo, rispondi Johni.
      Capo battaglia chiama Johon Rambo

  9. “Martesa” Bardhi-Berisha nuk është se ka pasur ndonjë kimi. Përkundrazi u krye në kushte kur të dy kishin vjellë vrer dhe akuza deri për vrasje ndaj njëri-tjetrit. Berisha fajësonte Bardhin për përgjakjen e zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kurse ky nga ana e tij e rëndonte dorën edhe më shumë, kur i numëronte “Babit të Zenit”, varret e shumta në Gërdec.

    Gjithsesi i futën nga një gotë verë për ti kapërdirë të gjitha këto dhe të tjera dhe u “martuan” në diversitet.

  10. Popo si bejne keta po30 miljon euro jan nuk jan 3 miljard su be qameti po keshtu jeni ju sulmoni njeri tjetrin dhe thoni pastaj nuk behemi po nuk vodhe edhe buk nuk ha dot.

  11. Krimineli Edi rama e dinte fare mire per vjedhjet e fondeve te BE dhe mendoi se do jete e njejta gje si lekete e shqiptareve te dhjere qe i vjedh e se rruan fare per ta !
    Nga aftesia e guximi çdo hajdut ky bandit me emrin edi rama ngre ne detyre e ben ministra ata qe i sherbejne ne shkelje te ligjit e ben deri sa ti shkerrmoqe mire e mire e pastaj u fut njw hu ne bythe si drunje te shtrember,ku ne fakt Edi rama i nxit e i shtyne ne paligjshmeri,kudo gjendet emri i tij,te grupet kriminale,te vjedhjet,te Sinaloa,te Porti,te vrasjet,te vjedhjet e votave,a nuk ka ardhur koha ti qijme fisin ketij batakçiu,pjelle te shemtuar,monstre ?
    Çdo sekonde qe kalon,edi rama eshte dem i paimagjinueshem per Shqiperine dhe Shqiptaret !
    Na mori ne qafe,na la paatdhe i biri i bllokut vrastar te regjimit diktatorial dhe pasrdhes i denje i funderrinave njerzore te Partise Socialiste,turp i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *