• |
ide | kryesore

Berisha: Shqiptarët do të paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët e aeroportit të Vlorës që nuk vijnë

Lajme, Të fundit


Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka rrezuar shifrat e turizmit të prezantuar nga kryeministri Rama dhe ministrat e tij, duke shtuar se Rama ka futur në borxh shqiptarët duke bërë investime jo eficente. Berisha tha se këto investime iu kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro taksa. Berisha tha se për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Pra, miqtë e mi nga turizmi 10.1 milionë i Edi Ramës fitojnë një grusht trafikantësh. Një grusht miqsh klientelë e Edi Ramës. Kurse qytetarët fitojnë nga TVSH-ja e tyre, shumën më qesharake në botë, 8 milionë euro. Shqipëria është i vetmi vend i planetit, ku turistët flenë vetëm gjysëm nate.

Ky është turizmi i hiçit, sepse në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, turist quhet personi që fle të paktën një natë në vendin ku shkon. Ata që flenë vetëm gjysëm nate janë turistë të Edi Ramës, por jo të shqiptarëve. Ky është një turp dhe një faqe e zezë. Dhe këta me pagesa që i bëjnë Edi Ramës, gllabërojnë çdo vit 400 milionë euro investime në mënyrën më kriminale. Këto janë vetëm për resortet, se të marra në tërësi, gjoba e tmerrshme e shqiptarëve nga turizmi tejkalon çdo imagjinatë mbi tokë.

Tuneli turistik i Llogarasë u kushton shqiptarëve 20 mijë euro për shtrat turistik. Tuneli turistik i Llogarasë u kushton shqiptarëve 12 mijë euro për banor në kulmin e turizmit. A ka ndëshkim më të madh për qytetarët e këtij vendi se sa një hajdut i marrosur nga vjedhja dhe hajnia. Nuk njeh ligj dhe as kufi, por gjobit në mënyrë të tmerrshme qytetarët e tij.

Aeroporti i Vlorës, që Ballukja e reklamon si më të madhin në Ballkan, po ja ku është aeroporti i Rinasit, e pati kompania Hochtief, e zgjeroi njëherë dhe priti 3 vite, 4 vite dhe e zgjeroi përsëri. Tani po privati po e zgjeron përsëri. Por tani ti ndërton aeroportin e Vlorës, duke i detyruar shqiptarët të paguajnë vitin e parë të paktën 300 mijë bileta pasagjerësh që nuk do vijnë.

Sepse kontrata është që shteti do i paguajë ndërtuesit çdo biletë të 600 mijë biletave. A ka gjobë më të madhe? A ka mënyrë tjetër për të shndërruar turizmin në mallkim për shqiptarët nga kjo racë e shpifur hajdutësh?
U bëj thirrje medieve, mos damkosni veten me propagandën vulgare. Thuajuni të vërtetat shqiptarëve. Merrni ekonomistët në studio të tregojnë këto që them unë.
Të dinë se si Edi Rama shndërroi pasurinë më përrallore të shqiptarëve në ndëshkim dhe mallkim për qytetarët shqiptarë.
Shpresa e vetme jeni ju, Ndaj dhe të gjithë në betejë për të shndërruar këtë pasuri përrallore në mirësi për çdo qytetar të këtij vendi. Për të shndërruar këtë pasuri përrallore në pasuri për çdo qytetar të këtij vendi.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!


18 Comments

  1. Normale qe mafia do parate dhe keto ia jep edi rama(narkos) me kontrata monstruoze ku interesi i publikut cenohet rende,po ku ja ndjen atij per qytetaret e ketij vendi ?
    Mbase ka aksione ne Aeroport pasi ndertuesi eshte Filo Rus,100% dore Sllave !

  2. Problemi ketij eshte qe nuk ben asnjehre kritike konstruktive. Vetem kundershton, mohon, refuzon, perbuz eshte bere populist i rendomte prej kohesh. Prandaj vazhdon kjo qeveri kaq e korruptuar ne krye, sepse njerezit besojne akoma me pak alternativen opozitare. Ky as drejtesine nuk e pranon nese nuk shkon ne linjen e ketij. Rryma e Bardhit me duket disi me me kembe ne toke nga keto te opozites, por se di a do ti jipet ndonje hapesire.

    1. Ore ti qenke me i pjerdhur se Berisha.
      Ai eshte nje plak qe i ka ardh mosha e pensionit prej kohesh, e ti pret qe ai te jete konstruktiv. Ai eshte shume mire per moshen qe ka. Problemi eshte shoqeria jone e shkerdhyer qe ka si kryeopozitar nje te moshuar 80 vjecar.
      Po ku ka drejtesi ne ate vend, as ka dhe as ka perte pasur…
      Me kembe ne toke mund te jete Bardhi, por ne dijenine time nuk eshte njeri pozitiv, plus qe eshte vasal i Amerikes. Qofsha i gabuar.

    2. Jo me kar, ai ben kritike konstruktive, se perpara tynelit te llogarase duhet te ishte bere autostrade tiran- durres, rruga e ndroqit, perpara aeroportit te vlores duhej bere rruga e rinasit. Por te keto akse qe perdoren perdite nga 1.5 million shqipetar, jane lene ne veshtire te fatit, ndersa rruga e vilave te oligarkeve po investohet cdo dite.

      Problem eshte se keto bejn kritike deri kur jane ne opozite,( duart e pastra, mjekesia falas, zero ndertime), por kur vin ne pushtet fillojn zhvatjen

  3. O ja qifsha robt-Mavitë-komentojnë si demokratë dhe shajnë Berishën ,jo plak,jo i rrjedhur,ai jua ka për të qirë motrat dhe gratë ju që hiqi -lulushjanë-.

  4. Ai aeroport do përfundojë si veprat e Enverit me kombinate!!
    Në radhë të parë prishi një nga vendet më të bukura të faunës e florës të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Do përfundojë si dhe aeroporti i Kukësit një tjetër falimentim tipike komuniste!!!
    Dhe patronazhistëve që ja futin kotë nuk e kanë idenë për atë ça thotë Berisha. Ai kurrë nuk deklaron POS pati studime nga specialistët e shumë fushave.
    Këtë e ka bërë si President e si Kryeministër .

    1. Shkaterrues I ligjit, I prones, I aresimit, i sistemit qyqesor , I
      Shites i trojeve shqiptare tek greket me ligjin 7501, perbuzes I te persekukutuarve dhe varrmihesi I te djathtes reale shqiptare.
      Medet Shqiperia!

  5. Karlliqet qe ka then berisha nder vite nuk numerohen.
    Ju mbani mend ndonje gje qe i ka dal.
    Po eshte normale. Kur flet mijra idotesi ne dit. Eshte normale qe nje do te dal.

    1. Jo une nuk mbaj mend ndonje gje qe i ka dale Berishes.Ne 2014-15 ai tha qe avionet e droges po punonin 24/7 ne Ishem e gjetke por doli sic tha Rama ca ishin mushkonja e ca avione bujqesore qe i sperkatnin mushkonjat ne fushat pereth ( qe atehere sa e morren pushtetin rilindasit filluan te kujdesen per fermeret)

  6. Berisha ka nje problem te madh shumica e shqiptareve nuk e besojne, sepse eshte hipokrit e genjeshtar. Meqe ze ne goje tunelin e Llogarase e jam i prirur te besoj se aty ka abuzime perse nuk e ze ne goje Zamir Manen?

  7. thote cfare thote ky pak rendesi ka…por qe media i ben fresk qeverise kete nuk e mohoni dot…ja nje fakt… Keni degjuar ne mediat tona kombtare per aeroportin e Kuksit qe kushtoi goxha leke dhe u reklamua masivisht … Sa zogj fluturojne ne kete aeroport? mund ta thote ndonje perkrahes i qeverise?

    1. Ore ti, a e di ti se ca do me thene fjala perkrahes?
      Qeveria ashtu si dhe opozita nuk kane perkrahes por kane vetem militante qe i shkojne nga pas verberisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *